Vrasja, dështim i gjithë familjes!

25 Korrik 2025, 20:19Sociale TEMA
Vrasja, dështim i gjithë familjes!

Emanilda Rama nga fshati Frashër i Fierit vrau babain duke e masakruar, tentoi të fshehë krimin dhe pas arrestimit nuk shprehu pendesë.

Ngjarja duket mjaft e ngjashme me atë të një viti më parë në Shën Vlash të Durrësit, ku tre fëmijë, mes tyre Hygerta Meta, 19 vjeç, vranë dhe groposën babain. Motivet e dhëna në polici për krimin në të dyja rastet janë të njëjtat: baballarët fajësoheshin për autoritetin e tyre ndaj fëmijëve.

Psikologia klinike dhe psikoterapistja Adelina Pjetra thotë se raste të tilla janë sinjal i një dëmtimi të thellë psikik.

“Aty ku shoqëria sheh krim, psikologjia sheh simptomë. Mund të tregojë traumë të hershme, patologjike, psikologjike, abuzim në çfarëdolloj forme. Kur vajza vret babain, ne shohim si ka qenë marrëdhënia. Rezulton se ka qenë problematike, me dhunë fizike e psikologjike të përsëritur, ndonjëherë edhe abuzim seksual. Autorja e krimit, që në këtë rast është dhe viktimë e dhunës, e sheh krimin si çlirim”, thotë psikologia.

Rastet e vrasjeve bëhen mediatike dhe njihen nga publiku, por psikologia thotë se për shkak të dhunës, qoftë edhe vetëm verbale, shumë fëmijë rriten me idenë për t’u bërë vrasës të prindërve.

“Kur ai fëmijë rritet duke dëgjuar ‘do të të vras’ në mënyrë të përsëritur, përjeton fillimisht frikë dhe ankth, pastaj urrejtje dhe thotë: ‘Të rritem, ta vras unë’. Babai shihet si armik”, shton psikologia.

Emanilda Rama dhe Hygerta Meta sot janë emra në dosje penale si autore vrasjesh, por motivet e këtij akti ekstrem ende janë të pasqaruara plotësisht. A kanë qenë këto vajza të dhunuara në ndonjë formë që ka prodhuar një urrejtje të madhe, apo është dështuar në formimin e tyre, që të vrasin prindin pa mëshirë? (TCH)

3 Komente

  1. f
    fjala

    Une nuk jam dakort me spjegimin qe ben psikologja dhe me duket se psikologjia behesh me bukur e mire ne shkollat pedagogjike te Envere Hoxhes se sa sot. Sot psikologjia eshte per te marre rrogen pa levizuar duarte, por vetem kembet. Pse nuk jam dakort. Vrasje qe po ndodhin ne Shqiperi te prinderve nga femijet jane pasoje e ndertimit organizativ e ligjor te komunitetit shqiptar. Ky lloj komuniteti fillo qe ndertohet keq. Ne diktature te gjitha keto krime pothuaj se nuk egzistonin fare. E mbani mend vrasjen ne Rromes te Selenices qe shoi nje familje dhe sa e sa. Krimet qe ndodhin jane pasoje e sistemi dhe zbatimit te disa ligjesive europiane qe filluan te vendosen ne Shqiperi para kohe si denimi me vdekje apo liria pa kufi qe shpuri ne çthurjen totale te komunitetit shqiptar dhe sot hajde mbaje e sistemoje. Sot nuk mban dot prokuroret dhe gjykatesit qe bejne gjykim privat dhe jo shoqeror, duke realizuar tekat e tyre ne kembim te perfitimit, prandaj thashe se ky produkt eshte prdukt i liberalizimit te ketyre ligjeve qe tani shkon ne vijen e ekonomise tregut: punonjesi varreza do sa me shume te vdekur, doktori sa me shume te semure, avokatit, prokurori dhe gjykatesi sa me shume krime , pronari xhamave sa me shume xhama te thyer e keshtu me radhe. Pra psikologia e ka gabim se dikur femija edukohesh ne familje, ne shkolle dhe ne shoqeri me hir apo me pahir. Liberalizmi asnjehere s'ka qene i mire se eshte me pasoja katastrofike sidomos per njerezit normale, me karakter e ndergjegje, te ndershem e respektueshem dhe eshte fushe e lirie e krimit. Perse e vrau vajza babain? Sepse nuk e lejonte te behesh kurve kur gjykata e Strasburgut i thote behu kurve, e vrau sepse e di qe do denohet ca vjet, do haje e pije pa leke e pa qira, do shkoje ne burg mashkulli e do beje qejf dhe pastaj me ca proçeduar do jete perseri ne jeten e perditeshme se ligji me vdekje i cenonte te drejtat, viktimes nuk ja cenonte te drejten per te jetuar. Shiko çfare lexova sot? Ligji do ti quaj te mitur deri 21 vjeç ! KJo eshte kriminale sepse do ta shikoni sa do te shtohet krimi, pra vete deputetet tane te zgjedhur nga popull shtojne krimin dhe do vershojne ekonomi e tregut ne varreza, ne mjekesi, ne drejtesi etj etj. Psikologja sot eshte nje cope idiote.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      Psikologet,shkaterrusit e families.

      Përgjigjjuni
      1. p
        perlati

        C'jane mender keto psikopate qe mbrojne krime makaber te vrasjes se prinderve, si ka mundesi valle?!! Keto po shkaterrojne cdo gje qe shoqeria jona ka arritur. Po si mund te mbrohen ato femije qe ne moshe mbi 20 vjet kerkojne akoma nga prinderit qe jo vetem ti ushqejne, por tu krijojne edhe kushte qe ato te harbojne neper klube nate apo bordello. Keto lloje femijesh duhen denuar me masen me te madhe te denimit, te varen ne mes te qytetit, qe te marrin shembull edhe te tjere qe mendojne njesoj si keto. Perse nuk ndahen nga pronderit dhe te bejne jeten e tyre, kush i pengon, apo ju duhen edhe para, deri kur?!! Po si mundet qe gruaja apo vajza marrin ne tel. vajzen tjeter ne kohen qe babain po e vrisnin ne menyren me makaber. A ka zot, dhe nqs ka duhet te beje shembull femije te tille.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje