“Sports Illustrated” ka publikuar një artikull, me 10 transferimet më të këqija të këtij sezoni në Premier Ligë. Armando Broja mban vendin e gjashtë, ndërsa pjesë e saj janë disa yje. Lista ku nuk do të donte të ishte askush, kryesohet nga Aleksandër Isak që është pjesë e Liverpulit.
Për Brojën tregohet në artikull se janë shpenzuar 26.5 milionë dollarë. Ndryshe rreth 23 milionë euro, ndërsa duhet thënë se kjo shifër është përmendur edhe më parë.
Investimi i Bërnlit për sulmuesin e Çelsit dhe Kombëtares shqiptare ka rezultuar i gabuar, ndërsa ekipi i Premier Ligë po shkon drejt rënies në Championship. Artikulli i publikuar në fundin e muajit mars, është shpërndarë së fundmi nga “SPORTbible”.
“Armando Broja ka luajtur deri tani për pesë klube të ndryshme në Premier Ligë. Vetëm periudha e tij me nëntë gola me Sauthempton mund të konsiderohet e suksesshme. Me periudha zhgënjyese te Çelsi, Fulham, Everton dhe tani Bërnli që kanë parë rënien e vlerësimit të sulmuesit.
Vendimi i Bërnlit për të shpenzuar 26.5 milionë dollarë për Brojan gjithmonë dukej i gabuar. Jo vetëm që shqiptari nuk kishte shënuar asnjë gol gjatë dy sezoneve të tij të plota të fundit si huazim, por dëmtimet e vazhdueshme kishin penguar ato periudha të përkohshme larg klubit mëmë Çelsi.
Siç pritej, problemet me dëmtimet e kanë ndjekur atë. Broja ka arritur vetëm 22 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol. Bërnli pësoi një ndryshim të madh dhe humbi me marrëveshjen e tij të verës për 24-vjeçarin. Dhe kur përballet me një luftë të pashmangshme për rënie nga kategoria, gabime të tilla mund të jenë fatale”.
lojtar koti
Po broja eshte lojtar ordiner ashtu sic jane edhe te gjithe lojtaret e tjere, Silvinjo eshte nje idiot qe pranoi te behet trajner i keture idioteve
Ku eshte kari Ilir Alliu katundari me floket siper qe na e beri futbollistin me te madh shqiptar?