E ardhmja e Edon Zhegrovës vijon të jetë temë diskutimi te Juventusi. Fati i 27-vjeçarit mbetet në ajër për shkak të minutave të munguara te torinezët. Një situatë që kërkojnë të përfitojnë në Turqi.
Sipas asaj që raportohet nga mediat turke, Beshiktash ka shfaqur interes për të garantuar shërbimet e anësorit të përfaqësueses së Kosovës. Bardhezinjtë po përgatiten të ndahen nga Milot Rashica në fund të sezonit dhe si pasues i tij shihet 27-vjeçari.
Drejtuesit kanë kontaktuar tashmë agjentin e lojtarit për të mësuar më shumë rreth kushteve të kontratës dhe mundësisë së një transferimi.
Zhegrova, i cili iu bashkua Juventusit në fillim të sezonit, nuk ka arritur të sigurojë hapësirat e dëshiruara në formacion dhe raportohet se është i hapur për një largim gjatë verës. Kjo situatë e bën atë një objektiv të arritshëm për klubin nga Stambolli.
Gjatë këtij sezoni, anësori ka zhvilluar 21 ndeshje, duke u dalluar për aftësitë e tij të shkëlqyera në driblim dhe goditjet e fuqishme nga distanca. Në nivel ndërkombëtar, Zhegrova ka regjistruar 46 paraqitje, duke realizuar 5 gola dhe duke qenë një nga figurat kyçe të përfaqësueses.
Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në vitin 2030, çka nënkupton se Beshiktash do të duhet të negociojë fort për të siguruar shërbimet e tij.
Te Beshiktashi jane dru me pre-dhe ne Turqi luajne si kasape. Do ishte keq per Zhegroven-qe s'ka gje me pak se Jamal. Zhegrova duhet te luaje ne Spanje. Spaletti eshte koqe qe nuk e fut Zhegroven. E fut me pikatore-pastaj pretendon qe Zhegrova t'ia fitoje ndrshjet-dhe ankohet per nje rast te humbur! Mire beri qe e humbi-me mire do i dale. Si Muriqi-te Lazio-nuk e fusnin. Edhe kur e fusn8n nuk i jepnin topa.