Në pronësi të Beneventos, kush është gjiganti shqiptar që po spikat në futbollin italian

13 Prill 2026, 14:00Sport TEMA
Në pronësi të Beneventos, kush është gjiganti shqiptar

Talenti shqiptar, Gerard Mirashi po spikat me parametrat e tij fizikë dhe potencialin për të ardhmen. 18-vjeçari, i gjatë plot 1.96 metra, aktivizohet si qendërmbrojtës dhe aktualisht është pjesë e ekipit italian Nuova Igea Virtus në Serie D, ku është shndërruar në një lider të vërtet, teksa është aktivizuar plot 1147 minuta deri tani.

Mirashi, i lindur në Firence dhe me nënshtetësi shqiptare, luan në formë huazimi nga Benevento Primavera, ndërsa kontrata e tij me klubin aktual është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

I rritur në akademinë e Cattolica Virtus Firenze, ai konsiderohet një profil interesant për të ardhmen, duke qenë se përveç rolit natyral si qendërmbrojtës, mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë.

Në fund të këtij sezoni, Mirashi pritet të rikthehet te Benevento, klub me të cilin ka fituar kampionatin, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B.

Me fizikun e tij imponues dhe moshën e re, Mirashi shihet si një element premtues në repartin defensiv, me potencial për zhvillim të mëtejshëm në futbollin italian dhe më gjerë.

3 Komente

  1. Z
    Z

    "Talent" ne serine D e barabarte me serine 4, te gjithe po mahniteen me kete skerfyell, ekip komune i barabarte me nje ekip kooperative te kohes se qofte largut.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gramatika

      Gjigad , me “d” ne fund jo gjikant. Gazetar “te hengert dheri”, kthehu ne klasen e dyte fillore, derman.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ARBEN.AL

        FILLON KESHTU SI GJITHE TE TJERET NGA SERIA D DHE PO PATI MEND DHE PO SI U RRIT QEJFI MUND DHE TE BEHET DIKUSHI,.ASNJI NUK KA LIND QOFT FUTBOLLIST APO SHKENCETAR APO EDHE PRESIDENT,MJAFTON TE PUNOSHE FORT PER TE ARRITUR QELLIMET E TUA.SHUME LOJTAR BRAZILIAN KANE QENE DUKE LUAJTUR RRUGEVE DHE KANE PUNUAR SI FATORINO,DHE NJI NGA ATA KA QENE ROMARIO,RONALDINJO,MESIAS ETJ.VULLNETI FITON MBI GJITHCKA.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje