40 heronj për një ëndërr: Sylvinho ‘arkitekti’ kuqezi drejt Euro2024, Shqipëria ndër mbrojtjet më të mira

18 Nëntor 2023, 15:17Sport TEMA

40 heronj për një ëndërr: Sylvinho ‘arkitekti’


Shqipëria rishkruajti historinë, teksa garantoj pjesëmarrjen për herë të dytë në pak vite në Kampionatin Europian të futbollit.

Performancë fantastike e kuqezinjtë në 7 takimet e grupit E, duke mos toleruar aspak edhe ndaj kundërshtarëve ‘BIG’ në emër, si Polonia dhe Republika Çeke.

Sukses i futbollistëve, por padyshim merita ka edhe Sylvinho.

Trajneri brazilian dhe stafi i tij kanë ndërtuar një prej skuadrave më të forta në historinë e kombëtares shqiptare.

40 futbollistë të thirrur në harkun e 9 muajve nga Sylvinho, duke krijuar një skuadër solide dhe pretendente për një mrekulli në Euro2024. Periudhë në të cilën braziliani na dhuroi edhe dy zbulime, Jasir Asani dhe Mario Mitaj, të cilët veshën për herë të parë fanellën kuqezi dhe u shndërrua në lider të padiskutueshëm.

Vetëm  një i grumbulluar nga Superliga shqiptare, Andi Hadroj, për të treguar se baza e kombëtares shqiptare mbetet përtej kufinjve. Shumë alternativa në dispozicion të brazilianit, por që në fund, fusha i dha të drejtë.

Nën drejtimin e 49-vjeçarit, Shqipëria vendosi edhe rekordin e pikëve të grumbulluara në një kualifikuese të Kompeticioneve ndërkombëtare, 14 deri më tani, por që mund të thellohet në ndeshjen e radhës. Ecuri që përligjet nga rezultatet në fushë. 12 gola të shënuar në 7 takime, mesatarisht 1.7 realizime në çdo 90 minutësh.

Ndërkaq, ndryshe nga vitet e shkuara, kuqezinjtë kanë përmirësuar repartin e mbrojtjes. Vetëm 4 gola të pësuar, ku na kanë shënuar të gjithë kundërshtarët. Gjithsesi, kombëtarja jonë është mes mbrojtjeve më të mira deri më tani në këto kualifikuese, duke bërë më keq vetëm nga ajo e Anglisë, Francës dhe Portugalisë.

5 Komente

  1. n
    n

    Me Moldavine ishte ndeshja me e dobet e sezonit.

    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      E vertete. Loje mediokre. Moldavet na mbyllen ne gjysemfushen tone , dhe po te kishim perballe ndonje kombetare me te forte do na kishin mbyt me gola. Ne europian shkojme me merite kete here ndryshe nga 2016 ku morem pike ne tavoline dhe bleme ndeshjen me Armenine. Por edhe kete here kishim fatin ne anen tone. Beme shume pak sulme por goditjet nga distanca rezultuan me fat. Por ne evropian do jene skuadra te nje niveli shume me te larte , te pakten te mos shthuremi dhe te pesojme sic e kemi zakon.

    2. l
      loni

      Liku ; c'fare faktesh ke ti qe eshte blere ndeshja me Armenine?? Apo futja kot!!!

      1. T
        Tifozi plak

        Nuk shenohet gjithmone nga 30 metra larg .pika me forte e Silvinjos eshte objektiviteti ndoshta gjate 6 muajve ai do te ndertoje nje strategy me aksione te rrjedhshme ashtu si Muja etj shenojne ne ekipet e tyre .Por duhet shpejtesi .Vetem Broja kishte shpejtesine te mbyste mbrojtjen kundershtare pir ai nuk besoj se do behet me e nese behet duhen e pakta dy vjet .Derisa te na dale ndonje lojtar tjeter i shpejte strategjja e de biazit me 7 ljtare ne mbrojtje do te jete e vetmja shprese per te mos lene nam ne Europia.

        1. s
          sportedashesi

          Ha ha ha ha .shume shpejt edhe ky filloi te fluturoje me pras ne bythe.Mbrojtja me e mire qe nje here u sulmua nga Moldavet u perplasen me njeri tjetrin !Te rroje A.Duka qe i dha barazimin se ndryshe sot do vihej ne pikepyetje gjithçka!Kush me thote per çfare shquhet ekipi yne,per pordhjerin,qe nuk ngrihet dot as 10 cm nga toka,per mbrojtjen qe e pame si u mbrojt apo per mesin e fushes qe nuk ndertuan dot nje sulm te paster.Fati i ekipit tone ishte dhenia e penalltise qe edha ata vete u habiten se nga u erdhi(nga tribuna)dhe se dyti qe Moldavet u paralizuan pa shkak ,ndoshta nga goli ne pjesen e pare duke u zgjuar shume vone rrjedhoj kjo edhe e marrjes se barazimit! Ndaj lerini shakate e Duçes.

          Lini një Përgjigje