Bajrami sfidon holandezin Dumfries: Shihemi një kundër një në Gjermani

18 Nëntor 2023, 13:31Sport TEMA

Bajrami sfidon holandezin Dumfries: Shihemi një kundër një

Kristjan Asllani ndau festën e kualifikimit në Evropian me tifozët shqiptarë në Instagram, aty ku mesfushori i Interit qëndroi live për disa minuta rrugës nga stadiumi për në aeroport.

Denzel Dumfries, shoku i Asllanit te zikaltërit, iu bashkua festës së Asllanit duke e uruar mesfushorin shqiptar.

Këtë moment e shfrytëzoi Nedim Bajrami, duke i lëshuar edhe një sfidë holandezit për në Evropian.

“Hej, Dumfries. Shihemi në Gjermani. Një kundër një në Gjermani”, tha Bajrami me humor.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ky " Bajrami", o beromi modh apo beromi vogel?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje