7 gola në Rrogozhinë, Egnatia mposht Erzenin

13 Shtator 2023, 18:11Sport TEMA

7 gola në Rrogozhinë, Egnatia mposht Erzenin


Egnatia regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 4-3 Erzenin, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në Superiore.

Një ndeshje spektakolare në Rrogozhinë, ku protagonist ishte sulmuesi Raphael Dwamena, i cili shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë, në minuat 9, 16 dhe 22.

Shijakasit ngushtuan shifrat me Maliqin në minutën e 30-të, por në minutën e 39-të, ishte Zejnullai që shënoi të katërtin për vendasit.

Spektakli nuk mungoi as në pjesën e dytë, ku Erzeni u shfaq më kërkues dhe gjeti golin e dytë në minutën e 54-t me Meçjan. Shijakasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 93-të shënuan të tretin me Kahrimanovic, me penallti, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e gjashtë me 2 pikë.

Lini një Përgjigje