Interi në finalen e Champions League, Roma në Europa League dhe Fiorentina në Conference League.
Futbolli italian është sërish protagonist i futbollit në kontinentin europian nëse kemi parasysh edhe praninë e Milanit dhe Juventusit në dy gjysmëfinalet e Champions League dhe Europa League.
Bardhezinjtë dukej se e kishin siguruar kualifikimin në fushën e Sevilla-s pas golit të Vlahovicit në pjesën e dytë. Megjithatë, përmbysja e spanjollëve, me barazimin momental të Suso-s dhe parakalimin përfundimtar të Lamela-s, vërtetoi zhgënjimin e radhës sezonal të Juventusit pas nokautit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me Interin dhe ulje-ngritjeve në kampionat, gjithashtu edhe për shkak të çështjeve ligjore.
Sezoni i dytë radhazi i Massimiliano Allegrit në stolin e Juventusit pas kthimit të tij në vitin 2018 do të përfundojë me zero tituj. Një gjë e rrallë për një klub që dikur fitonte një trofe çdo vit dhe që tani është duke pyetur veten për punën e trajnerit të tij të kritikuar nga tifozët..
Përveç rrethanave lehtësuese të përmendura tashmë në lidhje me ngjarjet jo-futbollistike të cilat sigurisht nuk e bëjnë të qetë klimën në dhomat e zhveshjes, është trajneri ai që përfundoi në bankën e të akuzuarve.
Nuk është hera e parë që ndodh për trajnerin nga Livorno, i cili në 24 muaj mund të ndryshojë totalisht fatin e 3 skuadrave. Në verën e nxehtë të vitit 2021, përpara se të pranonte të kthehej tek Juve, Allegri ishte një hap larg Interit, duke pasur parasysh presionin e Marotta-s dhe gjithashtu nga Napoli me bisedimet në zyrën e De Laurentiis-it të zbuluara nga vetë presidenti i napolitanëve.
Një prapaskenë e pabesueshme e futbollit italian duke qenë se dy vjet më vonë zikaltrit janë në finalen e Champions League dhe napolitanët fituan titullin pas 33 vitesh.
Në vitin 2021, Juventus kishte vendosur të shkarkonte Andrea Pirlon pavarësisht fitores së Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë. Në të njëjtën kohë Antonio Conte i kishte thënë lamtumirë Interit dhe Rino Gattuso u shkarkua nga Napoli pasi nuk arriti të kualifikohej në Champions League.
Napoli duhet të ishte faza e re e Allegrit duke qenë se, siç zbuloi me kohë Nikola Maksimovic, vetëm dështimi për t’u kualifikuar në Champions League i ndryshoi kartat në momentin e fundit.
“Nëse do të kishim shkuar në Champions League në atë moment, Allegri do të kishte ardhur si trajner”, ka rrëfyer tashmë ish-mbrojtësi i Napoli-t. Konfirmimet mbërritën gjithashtu nga De Laurentiis gjatë ceremonisë së çmimit të fituar nga Luciano Spalletti në edicionin e dymbëdhjetë të çmimit Bearzot:
“Ne ramë dakord me Spallettin në qershor, sepse unë jam një zotëri dhe nuk doja ta largoja Gattuson, – shpjegoi ai. – Ndërkohë, për t’i ngatërruar të gjithë, kalova te Conceicao dhe tek ai që tani është tek Juventus (Allegri), i cili erdhi katër herë për të më dhënë mësime futbolli gjatë banketeve luksoze në rrugën XXIV Maggio (zyrat e kompanisë së De Laurentiis, Filmauro)”.
Napoli, që më pas fitoi titullin me Spallettin disa muaj më vonë në kundërshtim me atë që ndodhi me Interin që më pas iu desh të kthehej te Simone Inzaghi.
Zikaltrit nuk i dhanë vazhdimësi titullit të fituar nga Conte në dy sezonet në vijim me ish-trajnerin e Lazio-s në stol, por ata arritën jashtëzakonisht të sigurojnë një finale të Champions League që populli intersit e priste që nga epoka e Triplete-s.
E gjithë kjo ndoshta nuk do të kishte ndodhur nëse Juventusi nuk do të kishte ngritur ofertën e saj për ta rikthyer Allegrin në stol duke e rrëmbyer nga Marotta dhe Interi.
Drejtuesi i ziakltërve, në fakt, e kishte bindur trajnerin nga Livornos duke i ofruar një rrogë të rëndësishme për 3 sezone krahasuar me katër sezonet e ofruara nga Juventus, që i garantoi Allegri-t një marrëveshje me vlerë 7 milionë neto në vit, plus bonuse të lidhura me rezultatet, me deri në vitin 2025.
Pjesa tjetër është histori me Napolin kampion të Italisë dhe Interin në finalen e Champions League, ndërsa Juventusi, padyshim jo vetëm për të metat e Allegrit, nuk ka ngritur ende asnjë trofe që nga rikthimi i trajnerit në bardhezi…
Jo dy vite... por dhjete... qe te mos fitoje... pasi Juventus vitet qe fitonte(kampionatin italian) krijoje nje tifozeri ose sportdashes sa kane Inter dhe Milan bashke... pra duhet qe te mos fitoj tituj-trofe... keshtu si rrjedhoje sportdashesit e Juves do vijne ne ulje e poshte me kalimin e viteve.