
Pas lajmit të publikuar se anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, është nën akuzë për falsifikim notash në kohën kur jepte mësim në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
Mësohet se ai ka vënë vlerësime fiktive të shumë studentëve, ku disa prej tyre nuk ndodheshin fare në Shqipëri. Në lidhje me këtë shkelje, USTja ka zgjidhur kontratën me Kuriun, i cili tani po përballet me akuzat.
“Panorama Sport” ka kontaktuar për korrektësi me zyrtarin e FSHF-së për të mësuar të vërtetën e kësaj çështjeje.
Pasi u pyet nga gazeta, Abdyl Kuriu u shpreh se nuk ishte në dijeni të kësaj çështjeje. “Nuk jam në dijeni, nuk kam lexuar asgjë”, ka thënë ai shkurtimisht duke bere rolin e te paditurit, por qe ne fakt pranon akuzen ndaj tij.
Kuriu mban postin e anëtarit në Komitetin Ekzekutiv që prej vitit 2010 dhe aktualisht është kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve të FSHF-së.
Lini një Përgjigje