
Antonio Cassanos nuk i del inati ndaj Jose Mourinhos, trajnerit aktual të Romës. Në një intervistë dhënë për “Gazzetta Dello Sport”, ish-sulmuesi i Milanit, Realit të Madridit, Interit, Romës dhe Sampdorias nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj Allegrit. “Ata luajnë futboll të turpshëm, vërtet bëjnë një m*t. Nëse skuadrat e tyre luajnë si…, nuk fshihem, por e them.”
Kur i jepet rasti të kritikojë “Special One”, Cassano nuk kursehet:
“Nuk më pëlqen praktikisht asgjë tek ai. E pranoj vetëm se është i zgjuar dhe di ta shesë veten. Mourinho e kuptoi që pas lamtumirës së kampionëve të mëdhenj si Totti dhe De Rossi nga Roma, duhej një lider, një shef popullor. Dhe ai po e bën këtë, duke krijuar polemika”.
Cassano nuk është dakord me portugezin që justifikohet duke thënë se nuk ka lojtarë stoli:
“Ky është justifikimi i tij i preferuar. Roma ka pagat e treta më të lartë në Itali, pas Interit dhe Juves. Lojtari më i fortë në treg ishte Dybala dhe ai e mori atë. Pastaj ka Matic dhe Wijnaldum, të gjitha kërkesat e tij. Ai thotë se nuk ka alternativa në skuadër? Me Torinon kishit në pankinë Pellegrinin, Matic, Abraham, Belotti, Ibanez, Kumbulla, Celik, Camara… Fitoi 1-0 me një goditje dënimi në portë gjatë gjithë lojës. Ai fshihet pas alibive dhe nuk flet kurrë për futbollin, gjithmonë e shmang këtë bisedë”.
“Fantantonio” nuk e kursen as Allegrin:
“Në korrik, Allegri tha se në mars-prill duhet të jemi brenda gjithçkaje. Rezultati? U eliminua nga Champions League në mënyrë të turpshme, në nëntor doli edhe jashtë garës për titull. “Coppa Italia” dhe “Europa League” nuk janë asgjë, Juvja duhet të luftojë për titull. Skuadra është zhvlerësuar, Vlahovic mbi të gjithë. Di Maria, i cili mbetet një gjeni, u shfrytëzua keq 50 metra larg portës. Allegri ka 20 ndërkombëtarë dhe luan në mënyrë të tmerrshme.”
Por në Serinë A është një trajner të cilin Cassano e ngre në qiell:
“Sarri ofron futboll të madh, i përbërë nga ide. Sarri e ka vlerësuar ekipin e tij: nga Provedel te Romagnoli, nga Casale te Zaccagni. Pas tij është Hysaj dhe Marusic, jo Roberto Carlos dhe Cafu. Immobile nuk ishte pothuajse kurrë gati këtë vit. Ai ka edhe lojtarë të mëdhenj si Milinkovic dhe Luis Alberto, të cilët ka arritur t’i ingranojë në lojën e tij, por i ka dhënë vazhdimësi Andersonit dhe ende shfrytëzon Pedron”.
Lini një Përgjigje