Armand Duka nuk toleron tek leku, çmime të kripura për ndeshjen e Kombëtares kundër Islandës

4 Shtator 2022, 15:16Sport TEMA

Armand Duka nuk toleron tek leku, çmime të kripura për ndeshjen

Federata Shqiptare e Futbollit prej disa ditësh ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen që Kombëtarja do të luajë në “Air Albania” kundër Islandës e vlefshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Për këtë takim drejtuesit e FSHF-së kanë vendosur çmime mjaft të kripuara për sportdashësit shqiptar.

Biletat më të lira do të jenë si gjithmonë ato pas porte me 750 lekë. Më pas, kostoja rritet ndjeshëm në 1 200 lekë, gjithashtu për tribunat prapa dy portierëve, ndërsa në tribunën përballë asaj kryesore, biletat do të jenë nga 2 000 deri në 3 000 lekë.

Si përherë, më të shtrenjtat janë ato bileta të tribunës kryesore që rriten progresivisht nga 8 000, në 10 000 dhe në 15 000 për pjesën VIP.

Një tifoz reagoi në faqen zyrtare të Federatës në Fejsbuk me komentin, “të shohësh Islandën me gjysmën e rrogës mujore”, ndonëse në tribunën VIP nuk është ky raport. Kombëtarja ka dy ndeshjet e fundit të sezonit të Ligës së Kombeve, në 24 shtator në fushën e Izraelit, dhe në 27 të po atij muaji në “Arenë” ndaj Islandës.

 

2 Komente

  1. l
    leon

    Bravo i qofte Dukes se droges deri sa ka gomere qe shkojne ne stadjum. Tifozet duhet te tregohen qofte nje here te mencur bojkot, bojkot, bojkot... sepse dhe humbja eshte e sigurte.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjithmone fajin Duka

      Rritet “ndjeshem”, 1.200 leke?? Sa i doni biletat? Falas? Late nam. Per cdo gje do gjeni fajin tek Armand Duka. Te turpshem.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje