Milan triumfon në derbi ndaj Inter mes spektaklit

3 Shtator 2022, 19:57Sport TEMA

Milan triumfon në derbi ndaj Inter mes spektaklit

Milan ka fituar 3-2 me Inter për javën e gjashtë të Serie A. Në një ndeshje me emocione, Milan do duhet t’i falet edhe portierit Maignan.

Sfida është zhbllokuar nga Brozovic në të 21 minutë, për t’u përmbysur me Leao dhe Giroud në minutat e 28, 54 dhe 60.

Dzeko në të 68 do bënte që minutat e mbetura të ishin emocionuese, me anën kuqezi të Milanos që ka festuar këtë mbrëmje. 

Pas gjashtë vitesh, Milan ia del të fitojë si vendase ndaj Inter në San Siro. Fitorja e fundit daton në 31 janar 2016 (3-1), me kuqezinjtë që kanë pasur në stol Sinisa Mihajlovic. Golat në atë takim u shënuan nga Alex, Bacca dhe Niang.

Pas këtyre tri pikëve, Milan merr kreun e Seria A dhe tregon forcën e kampionëve.

 

 

Lini një Përgjigje