Kastrioti përmbys Kukësin në transfertë, paqe në derbin e Durrësit

3 Shtator 2022, 17:00Sport TEMA

Kastrioti përmbys Kukësin në transfertë, paqe në derbin

Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur dy ndeshjet e sotme, të vlefshme për javën e tretë.

Kukësi ka humbur në shtëpi 1-2 me Kastriotin, me krutanët që kanë përmbysur gjithçka, për të marrë fitoren e parë këtë sezon.

Ka qenë Zivkovic që ka zhbllokuar gjithçka në të 61 minutë te vendasit, ndërsa Prenkoçeviç në të 70 dhe Xhulio Mehmeti në të 91 minutë kanë bërë që Gega mos shijojë ende tri pikët te verilindorët.

Në Durrës, Erzeni dhe Teuta janë ndarë 0-0 në derbin që u riluajt pas 19 vitesh.

Lini një Përgjigje