Çelsi përmbys Uest Hemin me Brojën protagonist, fiton dhe Totenhemi

3 Shtator 2022, 18:09Sport TEMA

Çelsi përmbys Uest Hemin me Brojën protagonist, fiton dhe

Çelsi ka arritur një fitore me përmbysje përballë UesT Hemit në shtëpi, duke marrë tre pikë të rëndësishme pas asaj disfate me Sauthemptonin.

Sfida u komplikua për “Blutë” kur pësuan një gol nga Antonio në mionutën e 62’. Por Çiluell në 76’ dhe Havertz në 88’ përmbysën rezultatin. Në golin e dytë protagonist ishte dhe Armando Broja, i cili ndërtoi aksionin që solli festën.

Gjithashtu fitoi dhe Totenhemi i Antonio Kontes, ku mundi në shtëpi Fulhamin me rezultatin 2-1.

Tonej (P) 30′, 43′, 58′, Mbeumo 80′, Visa 90+1′ / Sinistera 45+1′, Roca 79′

Çiluell 76′, Havertz 88′ / Antonio 62′

Kojate 33′, Xhonson 45+2′ / Billing 51′, Solanke 63′, Antoni 87′

Hojbjerg 41′, Kejn 75′ / Mitroviç 83′

Lini një Përgjigje