Armando Broja shfaqet në konferencën e shtypit me trajnerin e Chelsea: Jam krenar që vij nga Shqipëria dhe luaj për Kombëtaren e vendit tim

1 Nëntor 2022, 17:58Sport TEMA

Armando Broja shfaqet në konferencën e shtypit me trajnerin e Chelsea:

Armando Broja pritet që të luajë nga minuta e parë kundër Dinamos së Zagrebit. Kjo pasi Chelsea e ka siguruar kualifikimin më herët dhe kundër kroatëve do të jetë thjeshtë një ndeshje më tepër për t’u mbyllur.

Një tjetër sinjal për praninë e sulmuesit shqiptar nga minuta e parë në Champions League e dha konferenca e shtypit. Pranë trajnerit Potter gjendej pikërisht Armando Broja, që nuk ngurroi të krenohej me rrenjët e tij.

“Jam një lojtar që luan lirshëm në fushë. Më pëlqen të luaj futboll. Kur trajner më beson, përpiqem të shënoj një gol, të jap një asist apo thjesht të luaj mirë duke u përpjekur të krijoj shanse për ekipin. Shumë lojtarë të rinj mërziten kur nuk luajnë rregullisht, unë mundohem të shoh anët pozitive dhe të zhvillohem.

Nga minuta e parë kundër Zagrebit? E vendos trajneri, ai zgjedh skuadrën. Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë, prandaj është e vështirë të luash titullar. Do të mundohem ta kapërcej këtë vështirësi të madhe. 

Shqipëria? Jam krenar që vij nga Shqipëria, të luaj për Kombëtaren e vendit tim është krenari e madhe”, tha Broja. 

2 Komente

  1. M
    Me shpresa te medha ne talentin tend

    Bravo ! Urime !!! SUKESE !!!!! Me mend ne koke e kembe ne toke...Gjithe bota eshte perpara teje. Merre beje tenden, po je i mencur dhe i zoti...

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      "Te luaj per kombetaren e vendit tim, eshte krenari e madhe"! A ka te vertete me te madhe se sa kjo per nje sportist? Te veshesh simbolet e atdheut tend eshte nderi me i madh qe mundet ti behet nje qytetari ne pergjithesi dhe ne vecanti nje sportisti, por krahas kesaj me kete nder qe i behet ketij apo atij sportisti apo sportistje, ndaj ketyre te fundit vjen me nje pergjegjesi shume te madhe. Disa si Armando e kuptojne kete pergjigjesi dhe krenarine qe vjen si pasoje per besimin qe u jepet per te perfaqesuar nje komb te tere. Lum prinderit per djale qe kane rritur. Kane respektin e gjithe shqiptareve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje