Armando Duka hap televizion për të pastruar imazhin e futbollit shqiptar

26 Prill 2025, 15:20Sport TEMA
Armando Duka hap televizion për të pastruar imazhin e futbollit

TemA

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka ndërmarrë një tjetër hap për të përmirësuar perceptimin publik të futbollit shqiptar, duke hapur një kanal të ri televiziv nën emrin FSHF TV.

Sipas njoftimit zyrtar të Federatës, ky kanal do të shërbejë për promovimin e futbollit vendas, aktiviteteve të FSHF-së, futbollit të të rinjve dhe atij amator. Po ashtu, një vend të rëndësishëm në programim do ta zërë edhe Kombëtarja shqiptare, me ndeshje historike dhe emisione të posaçme për kuqezinjtë.

Megjithatë, hapja e këtij televizioni shihet nga shumë zëra si një përpjekje për të ndërtuar një fasadë mediatike, në një kohë kur realiteti i futbollit shqiptar është i zhytur në probleme të mëdha.

Bojkotet e tifozëve, skandalet e shpeshta dhe mungesa e transparencës kanë thelluar krizën e besimit ndaj institucioneve që drejtojnë futbollin në vend.

Në vend që të adresohen problemet e vërteta, duket se energjitë janë përqendruar në kontrollin e narrativës dhe në ndërtimin e një imazhi artificial përmes mjeteve mediatike.

1 Komente

  1. S
    Shpresa

    Me ne fund edhe Armandi e kuptoi qe vetem Televizioni i tij do ta beje multimilioner.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje