
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri.
Lajmi i madh i këtij takimi sipas Dukës është arritja e madhe që ai ka tashmë marrëdhënie të mira me shtetin e Katarit.
“Pata një tjetër takim shumë të këndshëm dhe konstruktiv me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, z. Ali bin Hamad Al Marri dhe Konsullen e Katarit, znj. Nada A. Rahman S.A Al Hashimi, që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera që FSHF ka me shtetin e Katarit dhe përfaqësinë diplomatike në vendin tonë”, shkruan i lumtuar Armand Duka.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, presim tashmë që Armand Duka si pronar i FSHF-së të kërkojë lidhje të marrdhënieve diplomatike me shtetin e Shqiperisë.
Në fakt ashtu si e ka katandisur FSHF-në si pronën e tij private, duke injoruar e mos pyetur për ligjet e shtetit shqiptar pavarsisht abuzimeve që kryen, i duket vetja si shtet brenda shtetit.
Mafiozi futbollit shqiptar
Bande
Vetem urrejtje keni o njerez .sikur keni helm ne vend te gjakut .