Rrugët e Hamburgut janë mbushur me tifozët kuqezi dhe ata kroatë. Ata këndojnë dhe brohorasin së bashku teksa po presin ndeshjen që do të luhet në orën 15:00.
Përshtypja është se po luajnë një ndeshje miqësore dhe jo ndeshje e cila është e një rëndësie vendimtare që të dyja kombëtaret të arrijnë në fazën e 1/16, shkruan 24sata.
Kroatët dhe shqiptarët po shoqërohen para ndeshjes, shumë prej tyre mbajnë flamujt e të dy vendeve dhe mes tyre ndodhet Ukë Hoxha, babai i lojtarit të Dinamos dhe përfaqësuesit shqiptar Arbër Hoxha, i cili mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë.
“Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më i mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Le të fitojë më i miri”, thotë Ukë Hoxha.
Arber Hoxha do jet ylle i futbollit europien eshte per tu admiruar .
Sakte
Edhe mua me pelqen. Lojtar i shpejte dhe triblon dy tre vete menjehere. Ishalla i del loja dhe eshte ne forme. Brojes duhet ti japin topa vertikal te gjate qe te kete hapsire sa me shume. Do zoti bejme ndonje mrekulli sepse jemi te zhgenjyer edhe pse jemi perball skuadrave me emer ne arenen nderkombetare.
Me Italin me futjen e Hoxha dhe Manaj ,loja e ekipit tone ndryshoi per mire, ja arsyeja , ke prokuratori me flamujt