Barazimi i parë, Uellsi ndanë pikët me Amerikën pas 100 minutash

21 Nëntor 2022, 22:08Sport TEMA

Barazimi i parë, Uellsi ndanë pikët me Amerikën pas 100

SHBA nuk ka mundur ta mposht Uellsin e Gareth Bale, edhe pse e ka dominuar takimin, i cili u mbyll në barazim 1-1.

Amerikanët e nisën ndeshjen me një marsh më shumë se Uellsi dhe tentativat e tyre u konkretizuan në minutën e 36-të, kur Timothy Weah, djali i ish-futbollistit të madh George Weah, e dërgoi topin në rrjetë.

SHBA vijoi tentativat për të gjetur edhe golin e dytë, por pa e arritur atë. Ndërkohë, në një aksion pa shumë pretendime, Gareth Bale fiton një 11-metërsh në minutën e 82-të, të cilin e kthen vetë në gol.

Minutat e fundit nuk prodhuan gol, duke bërë që dy skuadrat të ndanin pikët në këtë takim që pritej të vendoste shumë për skuadrën që me shumë mundësi do të ndjekë Anglinë për në fazën e ardhshme.

1 Komente

  1. j
    jam Tifoze i Amerikes ...

    Amerika ne cdo Boteror ka qen nji nder Ekipet me Simpatike qysh ne pjesmarrejet e saja . Loja me Uellsin , tregoj qarte Kulalitetin qe zoteron 11- Usa . Barazimi s'duhet te ishte ,Megjithate 11- Amerikane i ka te gjitha shancet te dali ne finale ,madje personalishte do deshiroja te Fitonte Boterorin

    Lini një Përgjigje