
Vazhdon të thellohet skandali “Barçagate”. Me raportimet e fundit të mediave sportive në Spanjë që tashmë kanë zbuluar detaje të reja për sa i përket pagesave që Jose Maria Enriquez Negreira ka marrë çdo muaj nga Barcelona në skandalin e njohur tashmë si “Negreira”, i cili ka pushtuar prej disa javesh Spanjën.
Ish-gjyqtari dhe ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira arriti të tërhiqte deri në 20 mijë euro në muaj nga llogaritë e tij, ndërsa ai paguhej nga FC Barcelona.
Sipas raportimit të spanjolles “El Mundo”, hetimet e Prokurorisë kanë vërtetuar, dalje të konsiderueshme parash nga depozitat bankare të ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. Burimet e hetimit nuk hezitojnë t’i cilësojnë këto operacione si “skandaloze”. Prokuroria ka verifikuar gjithashtu se Enriquez Negreira nuk ka asnjë pronë në emër të tij dhe se ka shkëputur plotësisht marrëdhënien me djalin e tij. Kështu pritet që në javët në vijim të dalin në dritë më shumë raportime për “Barçagate”.
Pritet gjtihashtu që, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve do të japë një konferencë për shtyp për këtë çështje së bashku me Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF).
Lini një Përgjigje