“Duhet të ndryshojmë. Nëse e analizojmë situatën me qartësi, kemi potencialin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por, nëse e mohon problemin, ai problem do të mbetet gjithmonë”.
Janë fjalët e Gianluigi Buffon në një intervistë për “The Guardian” në lidhje me krizën e futbollit italian, me Italinë që një muaj më parë në Bosnjë dështoi për herë të tretë radhazi të shkojë në Botëror.
“Është nëj faqe e dhimbshme për futbollin italian dhe për mua. Nëse do të më pyesnin 12 vjet më pare, do të përgjigjesha se do të ishte më e lehtë të shihja 1000 alienë përreth meje se Italinë jashtë Kupës së Botës tri herë radhazi.
Por ky është realiteti, – ka vazhduar ish-kreu i delegacionit ‘axurr’. – Cilat janë arsyet e rënies së futbollit italian? Do të thosha se tre janë kryesoret: e para është globalizimi, që i ka lejuar të gjitha skuadrat të jenë kompetitive, pastaj niveli i mesëm është shtuar dukshëm.
Përveç kësaj, deri 15 vjet më parë, kur fitonim ishim taktikisht superiorë ndaj kundërshtarëve tanë. Dhe së treti, kemi lojtarë fantastikë, por ajo që mungon është talenti i vërtetë kreativ, si ai i Baggio, Del Piero apo Totti, të cilët në atë kohë na ndihmonin të fitonim”.
Bufon. ! Mungojnë talentet sepse në ekipet Italiane ka 3 Italian dhe 8 të huaj që nuk ju hyjnë në punë për ekipin kombtar.Ky është sekreti.
Dhe ç'a përgjigje të ktheu Bufon?
E megjithatë në prapaskenë është propozuar dhe po diskutohet që në vend të Iranit të marri pjesë Italia. Paolo Zampolli si bashkëpunëtor i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka dërguar kërkesën tek Trump dhe Infantino për tu shqyrtuar.
Nëse nuk mer pjesë Irani, nuk zëvëndësohet me një skuadër nga Europa, por nga Azia. RREGULLORJA...
Jo , rregullorja është kush shtet e ka përfaqësuesen me më shumë pikë në klasifikimin e FIFA -s . Dhe nga skuadrat e eliminuara , Italia e ka më të lartë , ze vëndin e parë . Megjithatë Italia nuk e pranon të ripeshkohet , nuk kërkon lëmoshë .