Caktohet gjyqtari i finales së Champions League

22 Maj 2023, 17:50Sport TEMA

Caktohet gjyqtari i finales së Champions League


Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari i finales së UEFA Champions League mes Manchester City dhe Inter. Supersfida do të luhet në stadiumin Ataturk Olimpik në Stamboll të Turqisë, më 10 qershor në orën 21:00.

Polaku ishte vendosi drejtësinë edhe në sfidën gjysmëfinale mes anglezëve dhe Real Madrid ndërsa kjo do të jetë e para finale e këtij kompeticioni në karrierën e tij teksa në 2018 ishte gjyqtar i katërt. Marciniak ka qenë gjyqtar kryesor edhe në finalen e Botërorit në Katar ku Argjentina ngriti lart trofeun.

Pas kësaj finaleje, në rrjetet sociale u krijuan polemika për gjyqtarin që akuzohej se mbante në favor argjentinasit dhe në rrjete sociale është kthyer në formë shakaje që kudo ku shkel ai, argjentinasit festojnë.

Veç tij, ekipi i arbitrave do të përbëhet nga bashkëatdhetarët Sokolnicki dhe Listkiewicz ndërsa i katërt është rumuni Kovacs. Në dhomën e VAR do të jenë polakët Kwiatkowski, Frankowski dhe Fritz.

Gjyqtar: Szymon Marciniak (POL)
Asistentë: Paweł Sokolnicki and Tomasz Listkiewicz (POL)
I katërt: Istvan Kovacs (ROM)
Asistent rezervë: Vasile Florin Marinescu (ROM)
VAR: Tomasz Kwiatkowski (POL)
AVAR: Bartosz Frankowski (POL)
AVAR: Marco Fritz (GER)

Lini një Përgjigje