Partizani ka marrë tre pikët që i nevojiteshin për të mbajtur gjallë ëndrrën për titullin kampion. Të kuqtë kanë mundur me shifrat 2-1 Vllazninë në një ndeshje që u duk se kishin në kontroll, por që e mbyllën mes drithërimash.
Të kuqtë dominuan plotësisht pjesën e parë dhe shkuan me meritë në pushimin e sfidës në avantazh të dy golave. Por në fraksionin e dytë të lojës, shkodranët ngushtuan diferencën me Balajn dhe vunë në vështirësi vazhdimisht portën e Rexhepit, duke iu afruar disa herë barazimit.
Megjithatë, në fund Partizani ia doli të mbronte fitoren 2-1 dhe të merrte tre pikët e rëndësishme që e mbajnë në garë për titullin kampion deri në fundin e kampionatit.
Turp per trajnerin maqedonas. Çuditerisht po len ne stol disa nga talentet e reja te Vllaznise, duke synue dMtimin e persoejtives se Vllaznise, veprim qe nuk ka mujt me e ba asnji armik i Vllaznise deri me sit. Po luhen pislleqe te medha nga Federata, nga drejtuesit e Klubit Shkodran dhe nga disa gjytyryma futbolliste qe paguejne randshem prinderit pasunar. Pse u hoq i nderuemi Mirel Josa? Pse? Si e larguet kete njeri te ndershem, kompetent e me reputacion? Kush asht i interesuem me ule vlerat e Shkodres? Ku jane shkodranet, pse heshtin? Çka asht ky fodull dhe i paafte qe ja rrasen Shkodres? Po vazhdoj kjo gjendje, shkodranet do e bojkotojne skuadren e Vllaznise ne shenje proteste, ne mbrojtje te vlerave te futbollisteve cilesor dhe kunder perpjekjeve te maqedonit per mbytjen e elementit te ri.