Shuhet një nga sportistët më të mëdhenj amerikanë të të gjitha kohërave

20 Maj 2023, 16:30Sport TEMA

Shuhet një nga sportistët më të mëdhenj amerikanë

Vdiq në moshën 88-vjeçare Jim Brown, një nga sportistët dhe aktivistët më të mëdhenj amerikanë të të gjitha kohërave. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Monique në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh më duhet t’ju ​​informoj se bashkëshorti im, Jim Brown, ka ndërruar jetë”, ka shkruar Monique Brown në profilin e saj në Instagram, duke shtuar se ai ka vdekur në shtëpinë e tij.

“Në sytë e botës, ai ishte një aktivist i të drejtave të njeriut, aktor dhe yll futbolli. Për familjen tonë ai ishte një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm dhe i dashur. Zemrat tona janë thyer”, ka përfunduar ajo në postim.

Gjatë karrierës së tij, Brown udhëhoqi Cleveland në titullin e tij të parë dhe të vetëm në 1964 dhe u emërua MVP i NFL tre herë. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj, por edhe lojtarët e NFL të të gjitha kohërave.

Brown e përfundoi karrierën e tij si lojtar pasi fitoi titullin, pas së cilës iu përkushtua aktrimit, që ka qenë gjithmonë pasioni i tij.

Gjatë karrierës së tij të aktrimit, ai xhiroi mbi 50 filma dhe seriale të ndryshme. Filmi i fundit në të cilin luajti ishte “Dita e Vendimit”, i xhiruar në vitin 2014 dhe me regji të Ivan Reitman.

Lini një Përgjigje

Blog Tema