Gjasula rikthehet në Bundesligë, Darmstadt siguron matematikisht ngjitjen

20 Maj 2023, 10:45Sport TEMA

Gjasula rikthehet në Bundesligë, Darmstadt siguron matematikisht

Darmstadti i Klaus Gjasulës siguroi matematikisht rikthimin në BUndesligë vetëm një javë para fundit të kampionatit. Skuadra ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Magdeburgut, duke u ngjitur në kuotën e 67 pikëve, 6 më shumë se vendi i dytë dhe 7 më shumë se vendi i tretë.

Në këtë mënyrë, Darmstadt rikthehet në elitën e futbollit gjerman, teksa një rol mjaft të rëndësishëm në këtë sukses ka pasur padyshim edhe Klaus Gjasula.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare u përshtat në mënyrë perfekte em rolin e ri si qendërmbrojtës në rreshtimin me tre në prapavijë, duek fituar në vend titullari të padiskutueshëm në formacion.

Sezonin e ardhshëm, Gjasula do të ketë mundësinë të luajë sërish mes më të mirëve në Gjermani, gjë që e ka bërë edhe më herët me skuadrën e Paderbornit.

Lini një Përgjigje

Blog Tema