Degradimi i Superiores: Tifozët “braktisën” dhe ndeshjen Partizani-Egnatia, 1 mijë tifozë zgjedhin ta ndejkin nga... “Youtube”

6 Dhjetor 2024, 17:31Sport TEMA
Degradimi i Superiores: Tifozët “braktisën” dhe ndeshjen

Partizani luajti dje kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Një përballje mjaft interesante që nuk prodhoi fitues, por vetëm një barazim 1-1 mes dy skuadrave. Në fushë zbrisnin kampionia dhe nënkampioni i Shqipërisë.

Megjithatë as ky fakt nuk i trazoi tifozët për të qenë prezentë në shkallët e stadiumit. Në impiantin e të 'kuqve' vihej re një numër i vogël mbështetësish, kryesisht ultrasit e kuq që kishin mbushur cepin e tyre të preferuar. Ndërsa për llogari të rrogozhinasve, tifozët numëroheshin me gishtat e dorës.

Takimi u transmetua drejtëpërdrejtë nga RTSH, por edhe në platformën e “Youtube” në mënyrë të paligjshme. Nga një vëzhgim i thjeshtë, shihet se afro 1 mijë tifozë kanë qenë duke ndjekur përmes internetit ndeshjen Partizani – Egnatia.

Pavarësisht se çmimi i biletave vijon të jetë relativisht i ulët, siç duket tifozët preferojnë ta ndjekin skuadrën e zemrës nga shtëpia.

1 Komente

  1. I
    Ish Tifozi

    Jam tifoz i Partizanit qysh ne moshe te vogel me merte vellai i madh ne çdo ndeshje te Partizanit viti 1960 ka qene ndeshja e pare qe kam pare Partizanin ne stadium , kur u rita shkoja me shoke edhe neper rrethe me e pa Partizanin , deri ne vitin 1992 e pashe , e deri ne 2021 nuk kam shkuar ne stadium , ne 2021 vajta me teper me pa Stadiumin e rinivuar ku me pelqeu jadht mase , e deri me sot nuk e kam pare , vetem per dy arsye jojtare qe luajne sot jane per ne kadegorine e trete , si dhe shitjet e ndeshjeve , eshte turp me vajt sot ne stadium me pa keta dallaverexhinj

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje