Del lojtar i lirë në fund të sezonit, 3 ekipe në Spanjë kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares

17 Mars 2025, 18:52Sport TEMA
Del lojtar i lirë në fund të sezonit, 3 ekipe në Spanjë

Enea Mihaj është një nga të grumbulluarit e Sylvinhos për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi po shkëlqen me Famalicao në Portugali, ku madje ka arritur të fitojë edhe shiritin e kapitenit.

Kontrata me portugezët i përfundon në funs të këtij sezoni dhe tashmë për të kanë nisur interesimet e para. Në Spanjë bëhet me dije se janë 3 ekipe që kanë po shqyrtojnë këtë mundësi.

Girona, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano, të cilët synojnë të përforcojnë repartin e tyre të mbrojtjes me 26-vjeçarin. Ky i fundit kujtojmë se në karrierën e tij futbollistike para se të kalojë në Portugali ka luajtur në Greqi dhe nëse transferohet në Spanjë do të ishte aventura e tij e parë në kampionatin spanjoll.

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Ky eshte nje nga ata çunat e kombetates qe sa te jete ne aktivitet duhet te beje pjese e te grumbulluarve. Gjithnje gati,djale qe nuk i ndihet zeri asnjehere per keq,asnje debat dhe gjithmone ben grup per te miren e kombetares,e sa here qe ka luajtur,nuk ka bere figure te keqe,gjithnje pozitiv. Per mua,ai duhet te aktivizohet nje çike me shume,ne Portugali eshte gjithmone titullar,dhe nder me te miret ne loje nga Farmalicao.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Afrikani udhetues

      Eshte rritur ne Greqi ai te keqen vellai. Te ve ne rresht greku te meson edukate ne fillim, pastaj te bredhesh pas topit.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sander

      nje nga djemte mete mire te kombetares

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje