Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Atalantës, Berat Gjimshiti u dëmtua dje në ndeshjen kundër Udinezes dhe doli nga fusha në minutën e 25-të të sfidës.
Pas një përplasjeje me Thauvin, ai u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri u detyrua të bëjë zëvendësimin.
Pas kontrolleve të kryera u zbulua se nuk ka frakturë në këmbë, por ai nuk do të vijë në Shqipëri dhe ti bashkohet Kombëtares për ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën.
Gjimshiti do të qëndrojë në Zingoni për tu rikuperuar sa më shpejt.
Ky eshte Djale dhe Sportist i mire,por eshte si Kristal qe thyhet shpejt.Si ne Shtator,Tetor,Nentor ky demtohet ne ndeshjen e fundit te Atalantes para se te vije ketu.Eshte e mira te kerkohen oer djem te tjere te rinj,se dora e vjeter ka probleme,mosha ben te veten.Me vjen keq se ky eshte Lojtari me a mire qe ka Shqipnia.
PEr Gjimshitin vlen fjala "Na rrofsh per vere, se per dimer jam vete". I shkelqyer me Atalanten, kur vjen puna te Kombetarja s'e ke gjekundi. 6 ndeshje me radhe nuk luan
Nuk ka kompeticion më të pavlerë se kjo sajesa "Liga e Kombeve", është fare pak mbi ndeshjet miqësore. Një mbingarkesë, aspak e justifikuar për lojtarët kryesor nëpër klube, e cila jo vetëm ju merr frymën dhe nuk i lë të pushojnë, por dhe i bezdisë. Është logjike që lojtarët të gjejnë arsye për t'ju shmangur. Trajnerët le t'a shfrytëzojnë për të provuar lojtarë të rinj, të cilët e kanë domosdoshmëri të promovohen. Si fitoret si humbjet nuk kanë pikën e kuptimit në këtë kompeticion. Nëse vlekan për shortin për botëror, kushdo e ka të qartë se për atje kërkohet të dilet domosdoshmërisht i pari në grup për të vajtur, ose i dyti por me më shumë pikë se vëndet e tjera të dyta të sejcilit grup. Sepse 13 vënde janë nga Europa..
Loni i ke rene ne koke muhabetit, skam cfare te shtoje. Bravo per komentin