"Uzuni e di gjithmonë ku ndodhet portieri", trajneri i Granadës i thur elozhe: Ka një përzierje të ambicies dhe egoizmit

11 Nëntor 2024, 11:20Sport TEMA
"Uzuni e di gjithmonë ku ndodhet portieri", trajneri i

Myrto Uzuni konfirmoi mbrëmjen e djeshme rolin e ti si lider te Granada.

Dy golat e tij i dhanë në fund fitoren klubit bardhekuq.

Trajneri i Granadës i ka thurur elozhe sulmuesit shqiptar pas përfundimit të takimit. Ai ka thënë se Uzuni e di gjithmonë ku gjendet portieti kundërshtar.

“Uzuni ka punuar shumë, por ne i masim sulmuesit me golat e tyre dhe ai e ka këtë aftësi. Ai e di gjithmonë se ku është portieri.

Për më tepër, Uzuni ka përzierjen e ambicies dhe egoizmit në shërbim të ekipit”, ka thënë Fran Eskriba.

Lini një Përgjigje