S'ka fitues mes Laçit dhe AF Elbasanit, ekipet marrin nga një pikë

10 Nëntor 2024, 16:20Sport TEMA
S'ka fitues mes Laçit dhe AF Elbasanit, ekipet marrin nga një

Elbasani vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore. Verdheblutë barazuan 1-1 ndaj Laçit në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.

Një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që në fund nuk prodhoi asnjë fitues. Mjaki i dha avantazhin Laçit në minutën e 4-t, duke bërë që të shpërthejë festa te vendasit.


Megjithatë, në pjesën e dytë Elbasani barazoi me Tsague në minutën e 60-të, lojtar i cili në pjesën e parë humbi penallti.

Me këtë barazim, Elbasani mban vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e tetë me 12 pikë.

Lini një Përgjigje