VIDEO/ Myrto Uzuni i jep një sinjal Silvinjos para ndeshjeve të Shqipërisë, shkon në kuotën e 7 golave në Spanjë

9 Nëntor 2024, 20:10Sport TEMA
VIDEO/ Myrto Uzuni i jep një sinjal Silvinjos para ndeshjeve të

Pas një nisje sezoni jo të mirë, Myrto Uzuni e ka marrë sërish veten në La Liga 2. Duket se sulmuesi shqiptar do të përsëris veten e tij për të qenë edhe njëherë tjetër golashënuesi më i mirë në La Liga 2.

Sot Granada po luan në shtëpi kundër Eldense, teksa rezultati ndodhet në shifrat 1-0. Në minutën e 17 të takimit Myrto Uzuni ka realizuar golin e parë nga penalltia. Sulmuesi shqiptar ishte mjaft i saktë duke dërguar portierin në krahun tjetër.

Ky ishte goli i shtatë për Uzunin në kampionat, ndërsa mban vendin e dytë në listën e golashëuesve, me dy gola më pak se Suarez i Almerias në vendin e parë. Megjithatë ka ende edhe shumë minuta nga mbyllja e ndeshjes me Eldense, ku Uzuni mund të shënojë sërish.

Ndërkohë ky është edhe një silnjal për Silvinjon para ndeshjeve që Shqipëria do të zhvillojë në nëntor në Ligën e Kombeve. 

(VIDEO E GOLIT TE MYRTO UZUNIT)

Lini një Përgjigje