Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

11 Janar 2025, 16:08Sport TEMA
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe

Dy mbrojtësit e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli janë dëmtuar këtë të shtunë dhe kanë dalë nga fusha në ndeshjet respektive të Serie A.


Empoli dhe Leçe përballen së bashku, teksa pas vetëm 21 minutave Ardian Ismajli ka lënë fushën i zëvendësuar nga De Sciglio. Vendasit kanë parë sesi lojtari më i mirë që kanë në dispozicion të mos ia dalë në këtë përballje që është shumë e rëndësishme për ta. Ky lëndim për Ismajlin vjen në një kohë kur shumë klube janë pas tij dhe pritej që këtë afat kalimtar të bënte një lëvizje domethënëse në karrierë.

Në Udine, Atalanta luan në udhëtim. Për miqtë i pafat Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares la fushën i lënduar pas 25 minutave lojë. Një përplajse me Kingsley Ehizibue bëri që loja të ndërpritej dhe pas pak çastesh qendërmbrojtësi të linte fushën e lojës.

Çudi dhe alarm për dy mbrojtësit e Kombëtares që për rastësi dalin nga fusha pak a shumë në një kohë dhe në ndeshje të ndryshme.

 

4 Komente

  1. T
    Tifozi

    Janl lojtarë me tru, jo si Broja, e ndjejnë se nëse e vazhdojnë lojën do dëmtohen më tepër që do të thotë qëndrim të gjatë larg fushës ….

    Përgjigjjuni
    1. i
      inv

      Nuk e di, po pse ndodhin kaq demtime tek lojtaret keto kohet e fundit ?????? Bisnes opo cfare???? Mendoj se ka ardhe koha pe Investigation . Mund te dalin te papritura?????????????????????

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Sipas mendit tim ka nje shpjegim,po marr shembull keta tanet,por ndodh kudo.Ata qe kane pas demtime te gjatae te renda,rikthimi eshte gjithnje me demtime te ndryshme muskulare po nuk e more ne menyre graduale te temperosh trupin dhe ta ambjentosh me ritmin e garave ne menyre graduale,ketu e kam fjalen per Brojen,qe mendoj se nuk ka nje menaxhim profesionist nga ata qe e menaxhojne djaloshin tone.Ata qe luajn ndeshje shume,vjen nje dite dhe e paguan,e ketu hyjne Gjimshiti edhe Ismajli.Gjimshiti vjet luajti gati te gjitha ndeshjet me Atalanten,sa ne europe,kampionat e kupen e Italise,ne fund u demtua dhe nuk ishte i gatshem per kombetaren,dhe pas atoj rikthimi,pati disa dentime te nje pasnjeshme si efhe sot.Ismajli eshte nje nga futbollistet tane qe shpesh ka pas probleme muskolare te perseritura,por edhe ai pati nje sezion te gjate vjet sepse luajti menjehere pas perfundit te Serise A me kombetaren ne Europian,qe nuk do ment kishte nje inyesitet shume here me te larte. Po te vihet re,gjithmone kur jane boteroret dhe europianet ne qershor,gjithmone sezioni qe pason,ka nje rritje te demtimeve per futbollistet ne pergjithesi. E thene ndryshe,nje here e nje kohe,ishin me pak ndeshje,dhe nuk ishte gjithe ky bisnes e gjithe keto miljarda euro qe levizin sot,intetesat jane te larta,u duhen me shume ndeshje,dhe lojtaret kryesisht jane ata protagonistet,ne te mire e ne te keq!!

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olsi

          Analize perfekte , mese e vertete Pjeter.

          Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje