Dëmtohet Pajaziti, mesfushori “dorëzohet” pas 6 minutash lojë

28 Tetor 2024, 14:55Sport TEMA
Dëmtohet Pajaziti, mesfushori “dorëzohet” pas 6 minutash

Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të Goricës ndaj Istra në Kroaci. Mesfushori shqiptar, e nisi takimin si titullar, por u dorëzua pas vetëm 6 minutave lojë.

Pas një dueli në anësore, Pajaziti ndjeu dhimbje të mëdha dhe menjëherë u shtri në fushë, duke kërkuar zëvendësim të menjëhershëm.


Në pamje të parë dukej si një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, por testet do të zbulojnë shkallën e lëndimit. Nuk dihet koha e rikuperimit dhe nëse do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin Nëntor, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Kujtojmë se Pajaziti ishte risia në listën e Silvinjos, për dy takimet e muajit Tetor, në Ligën e Kombeve.

Lini një Përgjigje