“Djajtë e kuq” humbasin durimin me Ten Hag, Manchester United shkarkon trajnerin holandez

28 Tetor 2024, 14:04Sport TEMA
“Djajtë e kuq” humbasin durimin me Ten Hag, Manchester United

Tashmë edhe zyrtarisht Manchester United ka marrë vendimin për ta shkarkuar trajnerin Erik Ten Hag.

Arsyeja pse ‘Djajtë e Kuq’ e morën këtë vendim janë rezultatet e dobëta të teknikut holandez këtë sezon ku momentalisht United mban pozitën e 14-të në kampionat me vetëm 11 pikë të fituara.

Aspak më mirë ata nuk e kanë situatën as në Ligën e Evropës aty ku së fundmi u ndalën me barazim 1-1 me Fenerbahcen në Turqi, teksa pas tri ndeshjeve të para kanë fituar vetëm tri pikë.

Lajmin për shkarkimin e Ten Hag e kanë bërë me dije dy gazetarët Fabrizio Romano dhe David Ornstein teksa tashmë u bë zyrtare edhe nga vet faqja zyrtare e klubit.

Romano tha se pas një diskutimi të brendshëm mes hierarkisë së klubit u mor vendimi për shkarkimin e Ten Hag teksa atë përkohësisht do ta zëvendësojë Ruud Van Nistelrooy që deri më tani ka qenë në rolin e asistentit.

54-vjeçari kishte marrë drejtimin e Unitedit në korrik të vitit 2022 pasi shkëlqeu tek Ajaxi, teksa për këto dy vite ai fitoi dy trofe.

2 Komente

  1. L
    Loni

    Klube të mëdhenj si Mançester United nuk mund të drejtohen nga njerëz të vegjël si Ten Hag, një individ me aftësi teorike ndoshta të mira, por pa aftësi mobilizuese. Për më tepër ka dhënë shënja të qarta se për të treguar që zot jam unë në drejtimin teknik të klubit dhe për t'i shkuar e tija arrin deri atje sa të shuaj talente të lidhur shpirtërisht në mënyrë maksimale me klubin, si rasti i Meguire, Sanchez, e shumë të tjerë. Mendoj se Manchester shpëtoi nga ky meskin, njeri i vogël, një hundpërpjet i padurueshëm.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petro Dhimitri.

      Nuk mund te shprehem per aftesite e tij, se nuk jam ekspert futbolli. Me pat lene nje shije shume te keqe sjellja e tij me Ronaldon, qe per ta poshteruar, guxoi ta fuste edhe vetem 5 minuta ne fund te nje ndeshjeje. E pra, ai ishte lojtari me i paguar i skuadres! Ronaldo e tregoi ne vijim si me Portugaline dhe ne Arabine ku luan se vazhdon te jete nje golshenues i rralle. Po, si thote populli, kush perpiqet ti beje gropen tjetrit, heret a vone ka per te rene vete brenda ne te. Dhe sot ai ra ne grope?! Ten Hag e katandisi skuadren perle ne vendin e 14!? Petro Dhimitri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje