Dha asistin perfekt për Lautaron, vetëm tre lojtarë me notë më të lartë se Asllani

26 Shkurt 2024, 11:46Sport TEMA
Dha asistin perfekt për Lautaron, vetëm tre lojtarë me notë

Kristjan Asllani konfirmohet pjesë e rëndësishme e një Interi që po “fluturon” pa ndalim drejt titullit të 20-të në Serinë A.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare koleksionoi një tjetër ndeshje si titullar dhe ç’është me rëndësishme edhe si protagonist me asistin perfekt për Lautaro Martinezit në rastin e golit që zhbllokoi takimin.

Asllani la fushën në minutën e 55-të, i zëvendësuar nga Barella, lëvizje që ka të bëjë më shumë me rotacionin që po aplikon Inzaghi, duke pasur parasysh që të mërkurën zikaltrit luajnë të mërkurën ndeshjen e prapambetur me Atalantën.

Kristjan Asllani është vlerësuar nga “Sofascore” me një notë të lartë, 7.7.

Vetëm tre lojtarë të Interit, Lautaro (8.6), De Vrij (8.3) dhe Frattesi (8.0), autorë të katër golave të zikaltërve, janë vlerësuar me nota më të larta se shqiptari.

Pritët që Asllani të marrë minuta edhe në ndeshjen me Atalantën, pasi Inzaghit i duhet të ekonomizojë forcat në këtë pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.

Lini një Përgjigje