"Do të jetë protagonist për shumë vite", Bushi prezanton "Modriçin" e ri që vesh fanellën kuqezi

12 Mars 2024, 15:26Sport TEMA
"Do të jetë protagonist për shumë vite", Bushi

Shqipëria do të përballet me Finlandën dhe Zvicrën në “Air Albania”, në dy ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Europianit U21, teksa risi e listës së Alban Bushit ishte padyshim edhe mesfushori 18-vjeçar Feta Fetai.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, iu bashkua një vit më parë Lokomotivës së Zagrebit, ku numëron 13 ndeshje këtë sezon, ndonëse pjesën më të madhe duke ardhur nga stoli.

Fetai kishte luajtur më herët me moshat e Maqedonisë së Veriut dhe kërkohej edhe nga Kroacia e Zvicra, megjithatë kuqezinjtë ia dolën të bëjnë një punë bindëse dhe ta bashkojnë me Shpresat e Alban Bushit.

Ku i fundit foli me superlativa për mesfushorin, duke e cilësuar atë një “Luka Modriç të ri”, jo vetëm për rolin, por edhe për cilësitë teknike e fizike që ai disponon.

“Jemi shumë të lumtur që Feta Fetai zgjodhi Shqipërinë. E kam ndjekur shumë dhe jam i bindur që do të jetë protagonist i mesfushës sonë për shumë vite. Mund të them se është një Luka Modriç i ri, pasi ka shumë cilësi teknike dhe mbi të gjitha, një shpirt sakrifice të jashtëzakonshëm”, u shpreh trajneri i Shqipërisë U21.

Krahas Feta Fetait, te Shpresat Kuqezi vjen për herë të parë edhe mesfushori i talentuar Elion Jashari, i cili është pjesë e Baselit U19 dhe shihet si një nga lojtarët më premtues. Jashari ka qenë më parë pjesë edhe e moshave të Kosovës, teksa tashmë do të provojë të tregojë cilësitë e tij te Shqipëria U21.

4 Komente

  1. O
    O Zot i madhe kur do perfundoj kjo tragjedi....tur

    Na e shkerdhyen fare kete shqipe keto kolonet e Sulltanit...Feta Fetai.....cmenduri.....ky vetem shwiptare nuk eshte.....

    Përgjigjjuni
    1. Çim.ça.ko..!

      Mendohuni mirë ku shkruani..! Të jesh talent dhe zgjedhë flamurin kuqezi, është vyrtytë shumë i çmuar! Emri i vërtetë i djaloshit është Arbër kuqezi! Respekt për djaloshin!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artur

        Ke të drejtë..

        Përgjigjjuni
    2. Çim.ça.ko..!

      Nuk ka rëndësi se si të quajnë,apo sa i bukur je..! Rëndësi ka se sa shqipëtar ndihesh , dhe sa talent ke..?! Respekt për djaloshin që zgjodhi kuqezi..! Ai është një zog i shqipes, dhe për këtë meriton respekt! Forca djalosh, drejt suksesit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje