Lojtarët shqiptarë çdo javë po shkëlqejnë në kampionatin turk. Performancat e tyre kanë bërë që të jenë vendimtar për skuadrat ku luajnë, duke shënuar gola dhe dhuruar asiste.
Në javën që kaloi Sokol Cikalleshi ia doli të shënonte dopietë për skuadrën e tij, Konyaspor në sfidën ndaj Adana Demirspor. Kjo përballje do të përfundonte 2-2 dhe sulmuesi kavajas do t’i jepte ekipit të tij 1 pikë.
Paraqitja e 33-vjeçari është vlerësuar me notën 8.3, ndërsa është zgjedhur nga “Sofascore” në formacionin e javës në superligën turke. Kujtojmë se në këtë sezon ka arritur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë 5 asiste me fanelën e Konyaspor.
Lini një Përgjigje