Me paraqitjet e bëra 19 golat e shënuar në kupë dhe kampionatin turk, Rey Manaj duket se e ka detyruar trajnerin e kombëtares Silvinjo t’i bëjë një ftesë për ta rikthyer në kombëtare.
Stafi teknik ende nuk ka bërë publike listën e futbollistëve, që pritet të zyrtarizohet më 15 Mars, por lëvizjet e Sylvinho dhe zëvendësve të tij si dhe interesimi i tyre për Manaj tregojnë se sulmuesi i Sivasspor do të jetë një prej lojtarëve që do të grumbullohen për dy miqësoret, ndaj Kilit dhe Suedisë.
Rey Manaj është në formën e tij më të mirë. 26-vjeçari po tregon se ka arritur pjekurinë si sulmues duke qenë i vlefshëm për skuadrën e Sivasspor, me gola të shënuar me 11-metërsha, gola nga brenda dhe jashtë zone si dhe me goditje dënimi.
Manaj e ka merituar ftesën me golat e tij, por në listën e miqësoreve të fundit të muajit do të jetë edhe Armando Broja.
Sulmuesi i Fulham konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për kombëtaren. Paraqitjet e tij në Premier League kanë qenë të pakta, por energjia dhe vizioni i tij për lojan e bëjnë Brojën lojtar të nevojshëm për përfaqësuesen.
Broja duhet të jetë i pranishëm ndaj Kilit dhe Suedisë për t’u integruar edhe një herë në skuadër. Hera e fundit në kombëtare është në Nëntor të 2022 në miqësoren me Italinë të luajtur në Air Albania. Por mund të ketë edhe surpriza.
Gjithashtu behet me dije se Sylvinho mund të të grumbullojë edhe një futbollist që do të veshë për herë të parë fanelën e kombëtares.
Është si nata me ditën të krahasosh ligën turke ku shkëlqen Manaj me Premier League angleze ku luan dhe stërvitet Broja. Sidoqoftë duket shumë e arsyeshme që i ka ftuar të dy. Në fakt bie në sy që ju të Temës duket sikur jua kanë ngarkuar ti bëni jehonë arritjeve të Manaj. Por kjo nuk duhet bërë kurrë duke vënë në dyshim vlerat e të tjerëve, si Cikalleshi, Broja e ndonjë tjetër. Të mos harrojmë faktin qe u bënë gati tre vjet, kur Broja ishte vetëm 19 vjeç dhe bëri ë Shqipëria të fitonte të dy ndeshjet me Hungarinë në grupin tonë për eleminatoret e kampionatit botëror, në mos gaboj. Sidoqoftë, Sylvinhio ka treguar se di mirë çfarë bënë....
Dakord per diferencen e madhe mes Premier dhe Superliges turke por nuk jemi me ne 2022. Broja ka mbi 1 vit e ca qe nuk luan nje 90 minutsh te plote, ende nuk eshte rikthy ne forme dhe nuk besoj se do jet ne forme per ne Europian. Momentalisht Manaj eshte super ne forme dhe e meriton plotesisht thirrjen per ne kombtare! Edhe Cikalleshi eshte ne forme, edhe ky meriton te thirret e te jet ne Europian dhe besoj qe do jet i sigurt ne 23!
Shqiperia nuk ka asnje shans ne Europian me grupin qe i ka rene. Keshtu qe nuk ka shume rendesi ke do marre e ke do lere Sylvinjo. Me shume rendesi se sulmi kane mesfusha dhe sidomos mbrojtja dhe portieri ne menyre qe te mos pesojme goleada dhe te turperohemi.
Manaj eshte lojtar me cilesi te mira fizike, por ne kombetaren tone eshte treguar egoist, nuk e luan topin e pare. Pavaresisht se ka luajtur pak minuta, Broja eshte i domosdoshem, sepse eshte agresiv ne sulm. Disa nga sulmuesit tane, mund te luajne dhe si mesfushore. Trajneri do te grumbulloje me shume sulmues. Une besoj tek puna dhe jo tek goleada. Kemi barazuar ne Ceki ne minuten e 71 dhe Cekia kishte me shume se 30 min kohe per gola tjere. Kemi shenuar golin e pare me Polonine dhe Cekine ne fillim te ndeshjes dhe kundershtaret kishin 70 min kohe per te fituar. Ka disa qe ende nuk e kuptojne qe Reja ishte trajner klubi.
Nuk munt te krahasohet Broja me Manajn ose Cikalleshin.Manaj dhe Cikalleshi kane 10 vite ne Kombtare dhe kane bo gjithsej 5 gola.Si munt te krahasohet Cikalleshi (34 vjec),me Brojen 22.Ajo qe i ndodhi Brojes ishte Fatkeqsi,por eshte rikthyer ne fushe ne Tetor,po te llogarisni Minutat e Brojes ne fushe bejne me shume se te Bajramit ne Itali,apo Kumbulles,apo dhe vete Asllanit.Mos i merrni gjerat me minuta,shikoni ndshjet e fundit te Brojes dhe kuptojeni Cilesite e tij.Ketu tek Tema lexoj perdite Cika keshtu Manaj ashtu,Uzuni,Cfare po ndodh me Brojen; Lexoja nje dite.Mjaft me or Gazetaruce:Broja ka 5 ndeshje me Shqipnine ka 3 gola.Tung Idioter.
po meqe e keni vjedh bashke me foton, te pakten publikojeni lajmin te plote https://tvklan.al/sylvinho-rikthen-manajn-dhe-brojen-ne-kombetare-sulmuesit-pritet-te-jene-ne-miqesoret-e-marsit