Përballë Juventusit ishte takimi i radhës ku tregoi se është një lojtar kyç për Atalantën dhe se mund të jetë një pikë kryesore e Shqipërisë në Euro 2024.
Berat Gjimshiti është në formën e jetës me atë çfarë po tregon me Atalantën në Serinë A italiane.
Mediet prestigjoze të përtej Adriatikut kanë vlerësuar tej mase paraqitjen e shqiptarit në transfertën e vështirë piemonteze.
“Berat ‘Gimmi’ Gjimshiti, nëse vazhdon kështu në fund të sezonit meriton një monument, sepse stili i tij është një garanci bergamaske. Në jetën private ruan profil të ulët ndërsa në fushë është gjithmonë e më shumë një flamur.
Është i vetmi, i cili ka qenë titullarë në këtë mini-cikël pozitiv të Atalantës. Kundër Juves ishte kapiten dhe autor i një asisti perfekt për golin e 2-2 të Kopmeiners”, shkruan “Corriere della Sera” për paraqitjen e mbrojtësit.
Ne tifozet kuq e zi jemi krenar me kapitenin ton te komtares kuq e zi Xhimshitin , i urojm karier brilant Xhimshitit dhe jet te lumtur, rrespekte .
Ky eshte nje dhurate per shqiperine
Eshte vertet nje lojtar i madh qe meriton te luaje ne ligat me te medha te botes. Ajo qe me ben gjithmone pershtypje nga Berat Gjimshiti eshte thjeshtesia e tij. Vetet nje individ per tu admiruar.
E meriton! Hallall qumështi i shqipes!