Fitore shprese për Kukësin, një gol vendos ndaj Laçit

11 Mars 2024, 16:05Sport TEMA
Fitore shprese për Kukësin, një gol vendos ndaj Laçit

Kukësi i ka dhënë fund serisë së humbjeve radhazi në kampionat, teksa u rikthye te fitorja.

Verilindorët triumfuan minimalisht ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Superiore.

Një gol i shënuar nga Beshiraj në minutën e 52-të, i dha tre pikë të arta skuadrës së Kukësit.

Triumf shprese për Kukësin, që mbetet në vendin e fundit, por shkon në kuotën e 22 pikëve, 6 më pak se Teuta e vendit të tetë, ndërsa Laçi renditet në vendin e shtatë me 30 pikë.

Lini një Përgjigje