“Do të luajmë me zemër e shpirt”, Kristjan Asllani: Me Angline futemi në fushë për fitore

18 Mars 2025, 12:05Sport TEMA
“Do të luajmë me zemër e shpirt”, Kristjan Asllani:

Krisjtan Asllani ishte i pranishëm në konferencën për shtyp për të folur për duelet me Anglinë dhe Andorrën. Mesfushori i Interi theksoi se skuadra po përgatitet mirë dhe do të japin maksimumin për të marrë rezultat.

“Çfarë presim nga Asllani? Nuk e di çfarë prisni nga Asllani. Janë fjalë gazetarës, unë këtu jam për të luajtur për skuadrën dhe ja gjithçka për ekipin. Jemi stërvitur ditën e djeshme, do të stërvitemi edhe ditët e ardhshme. Jemi të foksuar për këtë përballje.

Do të luajmë me shpirt dhe zemër. Anglia është një kundërshtar i fortë dhe ne e dimë se ata do të kenë edhe zotërimin e topit. Por ne do të luftojmë dhe do të shkojmë atje për rezultat pozitiv.

Vetëm humbje ndaj Anglisë? Ndeshja fillin 0-0 dhe ne do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren.

A keni folur me shokët për këtë përballje? Në fakt të gjithë janë tallur me ne. Na thonë do të pësoni 5-6 gola dhe do të shkoni në shtëpi.

Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur fort. E dimë se do na sulmojnë se kanë lojtarë të shpejtë, por ne nuk kemi asgjë për të humbur.

Ekipi ka shumë harmoni dhe skuadra është e mirë. Të gjithë duan të ikin në Botëror dhe do të luftojnë shumë.

Mesazh për tifozët për mbështetje? I presim tifozët, na duhen. Na duhen. I falendërojmë tifozët që kanë ardhur me ne në Europian. Shpresoj të na mbështesin edhe në duelin me Andorrën”, ka përfunduar Asllani.

9 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Me zotsi... jo nuk fitojm,po perderisa e thot Asllani, dicka din per rezultatin ! Do ta luaj fitore per Shqiperin,po humba ... me pac ne qaf Asllan .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo raku

      Shum mire flet Asllani . Keshtu duhet folur , pavaresisht sesi do dali loja

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tifozat Shqiptare

      e pabesushme .shife mer kush na doli me fol per ndeshjen ! Llane Tersi . Cdo ky kllufi frym me heluin ala me Kombetaren ! Kte e fusin qellimishte te injorojn Shqiperine . E fut Thesi me Mut Duka , se ngroh stolin e Interit . Eshte edhe nji Shqiptare ne Torino ,qe mbledh Topat pas Portes se Juves , haha ,merre me Kombetaren o dukMuti. Silvinjo ,eshte thjesht lekist ,i intereson vetem paraja ,e ben cfar i dikton Duka .vk. Nuk do ta shikoj ndeshjen ,sepse dua mos te thyej perseri TV nga qurrashe si ky llanja ne fushe qe as per stolin e Kombtares s'vlen.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ulsi

        Mire e ke. Shif aty Moldavine me ishujt Faroe, ato te nderojne. Ose futu luj vete me mire, se si trajner tastiere, e mban barazim Angline.

        Përgjigjjuni
      2. b
        banda

        Ashtu posi. 3 me 0, them une. Apu t'u leme nji gol inglizit, se gjynaf. Jane çuna te mire. Me nji llaf u vendos: 3 me 1 per ne. Kush e ka rradhen me pas?

        Përgjigjjuni
        1. n
          nje shqiptar

          Luani me dinjitet dhe shpirt djema . Gjithe shqiptaret jane me ju

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emri

            E kuptojme qe e beni per motivim, por sikur te jeni pak me realiste nuk do ishte keq. Jo per gje po sa here fryhemi me te tilla deklarata, perfundojme keq fort. Sikur te arrini nje barazim do ishte ideale. Hajde suksese

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daja nga Kavaja

              O Asllono, ho mreeee! A t’ka thon gjo shijaksi si do luhen bastet?

              Përgjigjjuni
              1. t
                topi

                O Asllan,te nje koment nje ditë ,i përgjigjesha njërit që me bindje e kishte vu baraxim 3- 3,se do mundemi 6-0.. Nuk ështe thelbi ketu ,por tek megallomania jonë,që perpara se të kërkojmë rezultatin pozitiv,duhet të luajmë futboll njeher që ta meritojmë,se ne nuk dimé akoma të luajmë,kur dhe ekipe super të vogla na marrin frymën. Më mire futboll të bukur dhe të mundesh me dinjitet,se sa të presësh në fushë,ishalla nuk hamë gol me skuadra të mëdha dhe ishalla bëjmë ndonjë gol me skuadra të vogla.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje