“Dritë në fund të tunelit” për Kukësin, mposht në transfertë Egnatian

26 Janar 2023, 15:00Sport TEMA

“Dritë në fund të tunelit” për Kukësin,

Kukësi ia ka dalë të fitojë ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Verilindorët mposhtën me përmbysje vendasit ku goli i Ndrecës dhe Dalimadjac do të bënin të pavlefshëm penalltinë e shndërruar në gol nga Fernandos në pjesën e parë.

Në këtë mënyrë Hallaçi gjen fitoren e munguar prej javësh, një fitore që u jep frymarrje kuksianëve, ndërsa nga ana tjetër “shokohet” Shpëtim Duro, i cili i ikën nga duar vendi i tretë në klasifikim.

Një ndeshje që rezultoi të ishte e luftuar deri në sekondat e fundit, por Kukësi do të largohet nga “Egnatia Arena” me 3 pikë në “xhep”, të cilat vlejnë shumë për garën e mbijetesës.

Pas këtij triumfi verilindorët ngjiten në kuotën e 19-pikëve, po aq sa Kastrioti i vendi të 8-të, ndërsa rrogozhinasit mbeten me 26 pikë në vendin e 4-të në klasifikim.

Lini një Përgjigje