Taksisti refuzon 100,000 euro nga një emir për taksinë e tij: historia e Juves "e shkruar" në atë makinë

25 Janar 2023, 22:25Sport TEMA

Taksisti refuzon 100,000 euro nga një emir për taksinë e tij:

Taksia e tij është një muze i hapur qe leviz dhe që gjurmon historinë e Juventusit, midis së shkuarës dhe së tashmes, përmes autografeve të lëna në çdo pjesë të automjetit të tij nga lojtarët dhe kampionët e ndryshëm që kanë ndjekur njëri-tjetrin bardh e zi gjatë viteve të fundit.

Ky është Tommy Agosta dhe me profesion është shofer taksie. Torinez, por juventin, ai njihet edhe për kujtimet e tij të çmuara bardh e zi që gjenden brenda garazhit të tij. Sipas Corriere della Sera, burri ka kepuce te vjetra futbolli të mbajtura mirë, të përdorura dhe të firmosura nga legjenda Boniperti si edhe ato të Cristiano Ronaldos – shumë më moderne – deri në rreth gjysmë mijë këmisha, dhjetëra e dhjetëra topa, një duzinë palë dorashka, trofe të ndryshëm dhe shumë foto kujtimi…

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Tommaso Agosta (@tommy_agosta)

Në këtë rast, megjithatë, siç tha ai gjatë një shërbimi të transmetuar gjatë Studio Aperto në Italia 1, Tommy Agosta tregoi një histori të veçantë në lidhje me taksinë e tij. Trupi dhe ambientet e brendshme janë të veshura me nënshkrimet e drejtuesve dhe lojtarëve të Juventusit.

Është modeli i Fiat Ulysse të cilin e ka në pronësi që nga viti 2008 në të cilin ka mbledhur rreth 170 autografe. Nga nënshkrimi i Cristiano Ronaldos në çati, tek ai i Platinit, e deri te dedikimet e De Ligt, Marchisio dhe Chiellini, taksia e tij u bë shumë shpejt një objekt tërheqës në Torino. Mjaft për të tërhequr vëmendjen e një princi saudit i cili ka ardhur t’i ofrojë shuma të rëndësishme për ta bindur që t’ia japë atë makinë…

Agosta është i njohur edhe brenda klubit të Juventusit. Juventusi e njeh shumë mirë taksistin torinez, një tifoz i madh i bardhezinjve, aq sa shumë u ulën në atë makinë mes lojtarëve të së shkuarës dhe së ardhmes, drejtuesve dhe anëtarëve të shquar të klubit. Episodi që emocionon më shumë Tommy daton në vitin 2006 dhe ai i tha Corriere della Sera: “Unë e çova Fabio Cannavaron dhe Kupën e Botës te Pessotto, i cili ishte i shtruar në spital ato ditë”.

Një moment i pashlyeshëm në kujtesën e tij si dhe shumë të tjera që ai shpesh i dokumenton edhe në faqen e tij në Instagram. Në fakt, ka shumë video të publikuara teksa ai përjetëson lojtarë të ndryshëm të Juventusit që synojnë të shkruajnë emrat e tyre jashte apo brenda makinës. Nga Tevez te Marchisio, duke kaluar nga Chiellini dhe McKennie, pa harruar Alex Sandro dhe Evra, Tommy shpejt u bë një lloj sharmi fati për skuadrën e Juventusit…

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Tommaso Agosta (@tommy_agosta)

Kjo është arsyeja pse as oferta e një emiri nuk mund ta hiqte atë taksi kaq të mbushur me kujtime. Ishte një ofertë blerjeje me vlerë rreth 100 mijë euro por ka nga ata që betohen se shifrat do të rriteshin më tej duke pasur parasysh interesin konkret për atë Fiat Ulysse që është në biznes që nga viti 2008.

Oferta tërheqëse u refuzua… Videoja e fundit e postuar në faqen e tij në Instagram portretizon Michela Persico, gruan e Daniele Rugani, e cila vlerësoi kete “makine-muze”. Së fundmi edhe Evra dhe Tevez, të cilët kanë qenë në Torino për arsye të ndryshme, por gjithmonë të lidhur me Juventusin, kanë lënë gjurmë të dëshmuara me një video nga vetë Agosta. Prandaj, ai është bërë shpejt një muze i lëvizshëm i Juventusit, i cili, siç tregohet, është i paçmuar, as para ofertës së një emiri…

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Tommaso Agosta (@tommy_agosta)

Lini një Përgjigje