Agolli për Xhixhën: Redoni do e ndihmojë Qarabagun, i duhet akoma shumë punë

25 Janar 2023, 15:24Sport TEMA

Agolli për Xhixhën: Redoni do e ndihmojë Qarabagun, i duhet akoma

Ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha, u bashkua ditën e djeshme me ekipin nga Azerbajxhani, Qarabag. Kujtojmë se më parë për këtë skuadër ka luajtur më parë ish-mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “Sportal.az”, i cili foli për transferimin e 24-vjeçarin në ish-klubin e tij.

“Redoni është një futbollist shumë i mirë dhe cilësor. Ai ka bërë gjëra të mira në Tiranë, të cilët janë më të mirët në Shqipëri aktualisht. Xhixha do ta ndihmojë Qarabagun duke shënuar shumë gola. I uroj suksese dhe më shumë vite në Azerbajxhan.

Redoni me të vërtetë luajti shumë në Shqipëri, por kjo nuk do t’i mjaftojë. Ai duhet të punojë më veten, të fokusohet vetëm te futbolli dhe të jetë sa më i motivuar. Këshilla ime për Xhixhën është të dëgjojë me kujdes trajnerin Gurban Gurbanov. Ai ka bërë një punë shumë të mirë që në momentin e ardhjes te Qarabag.

Ata janë një klub i suksesshëm për të ardhmen e Redonit. Besoj se karriera e Xhixhës te Qarabag do të jetë e suksesshme. I uroj sa më shumë fat djaloshit.” – tha Ansi Agolli.

Lini një Përgjigje