Xhuliano Skuka, modeli i vuajtjes dhe i biznesit

24 Janar 2023, 22:10Sport TEMA

Xhuliano Skuka, modeli i vuajtjes dhe i biznesit

Nga Gjergji Stefa

Kur Xhuliano Skuka si emigrant vendosi të kalonte malin 10 vite më parë dhe të shkonte në Metz të Francës – kush e mendonte që ironia e fatit do t’i dhuronte sërish kontratën e jetës – nuk e kish menduar që aftësitë e talenti i tij duhet të kalonin përmes një kalvari vuajtës për të arritur atë që gjithnjë kish ëndërruar. Një kontratë milionerësh në një kampionat si ai francez.

Historinë tani e dinë të gjithë. Qëndroi disa vite si azilant, luajti futboll amator, shkoi në Amerikë, u kthye në Dibër, provoi fatin me Dinamon e shkëlqeu me Partizanin. Pak a shumë historitë e futbollistëve që lindin në dyer të varfra dhe bëhen deri diku të mëdhenj janë pak a shumë njësoj.

Kalojnë mes vuajtjes, sakrificës dhe sigurisht dhe fatit. Futbolli ka qenë gjithnjë sporti i atyre që nuk kanë asgjë përveç këmbëve dhe topit. Kush ka duruar më shumë, ka fituar më shumë. Deri këtu të ngjan një ngjarje e bukur për t’u treguar dhe logjike për t’u besuar.

Ajo çka e ka bërë këtë ngjarje interesante për u rrëfyer në disa dimensione nuk është vetëm Xhuliano. Ky i fundit nëse e ka kokën po aq të fortë sa këmbët me siguri milionat do t’i shtojë, do t’i shërbejë vetes dhe do Zoti dhe ekipit tonë kombëtar.

Shifra 1.4 milionë euro duke qënë transferta më e lartë në Shqipëri është një tregues i qartë i faktit që në biznesin e futbollit vuajtja nuk mjafton. Duhet ndërhyrë me klubin dhe negociatën. Në këtë kënd vështrim Partizani besoi më shumë se kushdo janarin e shkuar te ky futbollist dhe pasi pati aftësinë që ta merrte në parametra zero i krijoi klimën e duhur taktike dhe psikologjike për t’i dhënë mundësinë e një shpërthimi të jashtëzakonshëm, gola të rëndësishëm, grumbullim madje dhe gol me kombëtaren. Partizani e bëri punën e tij ashtu si duhet.
 
Transferimi në Metz kishte njëherazi dhe një element shumë të rëndësishëm. Forcën e negociatës. Duke qënë se Skuka ka pasaportë franceze mundësitë për të në tregun e futbollit perëndimor janë më të larta duke ditur rregullat e prezencës për ekstra komunitarët. Këtu loja e ndërjmetësit ka marë vlera të larta.

Superagjenti Qormemeti dhe Partizani kanë tentuar deri në fund ti marrin maksimumin kësaj historie dhe rezultoi një sukses absolut. Mesazhet janë të qarta. Biznesi i futbollit sigurisht që kalon nëpërmjet vuajtjeve të shumë lojtarëve të cilët kanë duruar për të gjetur mundësitë e tyre megjithëse janë lindur e rritur në varfëri, por që e gjitha kjo të shndërrohet në para mjaftueshëm për të tërë duhet që klubet të trajtojnë lojtarët si duhet e negociatat të luhen për all-in. Suksese Skukës, urime Partizanit e Qormemetit.

1 Komente

  1. Q
    Qormehmeti. Haaaaaaz, ndrysho mbiemrin o gelbaze o

    ...sa e ndotur

    Lini një Përgjigje