Sirena spanjolle për yjet e kombëtares, La Liga mund të shtojë “koloninë” e shqiptarëve

24 Janar 2023, 16:00Sport TEMA

Sirena spanjolle për yjet e kombëtares, La Liga mund të

Nga Spanja raportohet se dy lojtarët e kombëtares shqiptare kërkohen nga skuadrat e  La Liga-s. siç duket kampionati spanjoll mund të nisë të “flasë” Shqip, pasi Valencia dhe Real Sociedad u kanë vënë syrin mesfushorëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, i cili këtë sezon ka humbur vendin e titullarit dhe mund të largohet nga Empoli. Është skuadra e Gatuzos ajo që ka shfaqur intere për shërbimet e 23-vjeçarit shqiptarë. Nevoja që ka Valencia për një mesfushor ka bërë që Bajrami të kryesojë listën e skuadrës spanjolle.

Jo vetëm kaq pasi edhe Endri Çekiçi ka përfunduar në radarët e Real Sociedad. Lojtari që luan në kampionatin turk me Konyaspor mund të largohet nga Turqia dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë La Liga.

Kujtojmë se për 26-vjeçarin është në garë edhe AEK, që kërkon titullin kampion në Greqi dhe gjen të shqiptari lojtarin e duhur për të ndihmuar skuadrën drejt trofeut.

Lini një Përgjigje