Në Spanjë janë të sigurt, Reali ka në shënjestër Federico Chiesan

23 Janar 2023, 21:25Sport TEMA

Në Spanjë janë të sigurt, Reali ka në

Reali i Madridit ka vënë në shënjestër Federico Chiesan. Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, sipas portalit të specializuar në merkaton e futbollit “Fichajes.net”, madrilenët po mendojnë që të përforcojnë sulmin me talentin e Juventusit.

Një operacion që konsiderohet si “i papritur”, por që drejtuesit e klubit spanjoll po e marrin seriozisht në konsideratë. Chiesa vlerësohet të paktën 60 milionë euro, por Reali mund të përfitojë nga situata aspak e qetë në kampin bardhezi për të tentuar goditjen.

Chiesa u rikthye në fushë 2 nëntorin e kaluar, 10 muaj pas dëmtimit të rëndë që pësoi. Debutimin sezonal në Champions League e bëri ndaj PSG-së dhe u rikthye në formacionin titullar në sfidën e “Maradonës” kundër Napolit. Të enjten përballë Monzas, lojtari gjeti golin në Kupën e Italisë, gol që mungonte me fanellën bardhezi prej më shumë se një viti.

Lini një Përgjigje