“Duhet të kishim 40 pikë”, Alegri nuk beson te Champions-i: Jemi shumë larg, na zhveshën nga puna jonë

23 Janar 2023, 19:38Sport TEMA

“Duhet të kishim 40 pikë”, Alegri nuk beson te

“Në 10 ndeshjet e fundit kemi bërë 8 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Kjo ishte puna jonë e vërtetë, por tani nuk duhet të shpërqendrohemi nga gjërat jashtë fushe”. Masimiliano Alegri mundohet që të mbajë lart moralin dhe të mbajë kompakte me Juven.

“Djemve mund t’u bëj vetëm komplimente dhe t’i falënderoj për atë që treguan ndaj Atalantës. Është e frikshme të vihesh në vendin e tyre, por unë jam njësoj si ata, pasi pashë që punën e bënë, ku ishim të dytët apo të tretët pas 18 javësh, të përfundojmë të dhjetët, jo për fajin tonë. Na hoqën punën e bërë si me magji dhe diçka e tillë të vret shumë psikologjikisht.

Fatkeqësisht, e vetmja etapë e shëmtuar e sezonit ishte dalja e shpejtë nga Champions-i. Ndërsa në kampionat, pa llogaritur dy pikët që na u mohuan te Salernitana, do të ishim në kuotën 40, në linjë totale për të qenë të sigurt për kualifikimin në Champions Ndërkohë, me 23 pikët aktuale dhe me normën që varion te 71 pikët, nuk e di nëse do të jemi mes katër të parave në fund apo jo”, u shpreh si fillim tekniku italian.

Më pas ai foli për Realin: “Pishman që nuk shkova te Reali? Absolutisht jo, sepse nuk është një çështje e tillë që më bën mua të kem pengje. Përkundrazi, tani pres vetëm që në vazhdim të jemi një skuadër disi e çmendur deri në fund”, u shpreh Alegri.

Lini një Përgjigje