U-19/ “Klasikja” e Shqipërisë dhuron spektakël, talenti Leo Ballhysa i jep fitoren Tiranës ndaj Vllaznisë

23 Janar 2023, 17:43Sport TEMA

U-19/ “Klasikja” e Shqipërisë dhuron spektakël,

Ditën e sotme është zhvilluar  “Klasikja” e Shqipërisë, teksa Tirana U-19 është vënë përballë Vllaznisë U-19.  

Një duel mjaft interesant i kësaj grupmoshe, ku dominim apsolut kishin bardheblutë që triunfuan me shifrat 3-1.

Për kryeqytetasit do të shënonte “Hat-Trick” sulmuesi Leo Ballhysa, ku do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 59-të, 73’ dhe 83’, ndërsa për shkodranët do të shënonin vetëm me Ernest Hagrepi.

Leo Ballhysa, eshte nje nga talentet premtues te futbollit shqiptar si sulmues, duke treguar vlera mjaft cilesore si sulmues.

Sfida e sotme shfaqi edhe njehere potencialin e tij te madh si sulmues.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, nërsa kujtojmë se fitore siguroi edhe Apolonia ndaj Teutës me shifrat 2-1.

Lini një Përgjigje