Çështja Juventus, kërcënime dhe ofendime për avokatin dhe presidentin e Federatës Italiane të Futbollit

22 Janar 2023, 20:05Sport TEMA

Çështja Juventus, kërcënime dhe ofendime për avokatin

Juventus u dënua me heqjen e 15 pikëve për këtë sezon në Serie A, për shkak të bilanceve të dyshimta me "plusvalencat". 

Federata Italiane e Futbollit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Torinos ka dënuar "Zonjën e Vjetër". Të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me këtë vendim, teksa tifozët bardhezi kanë ofenduar dhe kërcënuar kreun e Federatës dhe avokatin e saj.

"Një padrejtësi". Kështu e quajti dje presidenti i ri i Juventus, Ferrero, duke folur me skuadrën pas dënimit të drejtësisë sportive. Një vendim i kontestuar edhe nga tifozët, të cilët protestuan në rrjetet sociale kundër vendimit për të ndëshkuar vetëm klubin e Juventusit.

Kërcënime dhe ofendime janë bërë edhe në platformat online ndaj avokatit të Federatës së Futbollit, Giuseppe Chinè, presidentit Gabriele Gravina dhe partneres së tij, Francisca Ibarra.

Të gjitha këto raste, siç raporton Ansa, janë referuar në organet kompetente. Sipas agjencisë së shtypit, burimet e FIGC kanë shprehur “zemërim për fyerjet dhe kërcënimet”, si dhe “solidaritet me marrësit e këtyre sulmeve sociale”.

Veç saj, në kanalet e komunikimit tifozët e Juventus kanë nisur edhe një fushatë për të tërhequr abonimet nga SKY dhe DAZN, me humbjet e dy kompanive që thuhet se shkojnë mbi 150 milionë euro për momentin.

Lini një Përgjigje